/ATSH/ -Ekonomia e Kosovës duhet të orientohet nga perëndimi, tha sot kryeministri Isa Mustafa, në takimin me përfaqësuesit e bizneseve, me temën "Dialogu për Politika Ekonomike", organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane.
"Ekonomia jonë duhet të orientohet nga perëndimi. Ne duhet t'i marrim përvojat më të mira gjermane dhe përvojat më të mira të shteteve të tjera evropiane. Duhet të ndërtojmë një sistem ekonomik, i cili është i qëndrueshëm. Duhet të ndërtojmë bizneset, të cilat do të jenë konkurruese në treg dhe duhet të ndërtojmë një strukturë konkurruese të ekonomisë e cila mund të ballafaqohet edhe me tregun rajonal, me tregun evropian dhe me tregun botëror", theksoi kryeministri i Kosvës, Mustafa.
"Jemi në një fazë në të cilën po bashkëpunojmë me vendet në rajon. Ky bashkëpunim ka filluar vitin e kaluar në takimin në Berlin, që është mbajtur me mbështetjen e kancelares Merkel, dhe sivjet do ta vazhdojmë në Vjenë", vijoi kryeministri i Kosovës.
"Është fjala për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit, në fushën e energjetikës dhe në fushën e infrastrukturës, dhe ne do të ofrojmë projekte konkrete që ndërlidhen interesat me vendet fqinje tek infrastruktura, tek energjetika, dhe po ashtu mund ta zgjerojmë edhe në fusha të tjera të cilat ne konsiderojmë se kemi interes të përbashkët", u shpreh Mustafa.
Ai bëri të ditur se, sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës është themeluar një grup profesional, i cili do të punojë në themelimin e Fondit për Zhvillim, përkatësisht Fondit për Punësim.
/Shqiptarja.com