/ATSH/.- "Punët e shtetit dhe interesat shtetërore kanë më shumë peshë se mospajtimet dhe rivalitetet e brendshme për çështje të caktuara", eshte shprehur sot kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Isa Mustafa.
Ai shton se, dikush duhet të qeverisë Kosovën dhe këta dikush janë LDK, PDK, VV, AAK, Nisma dhe partitë që përfaqësojnë popullatën joshumicë. "Asnjëri nga ne nuk i kishim votat e mjaftueshme për të qeverisur të vetmit me vendin. Por të gjitha këto parti morën besimin e caktuar nga qytetarët e Kosovës për të qeverisur. Dhe nuk mund të thuhet se një subjekt të caktuar apo një koalicion nuk e dëshirojnë qytetarët. Qytetarët e dëshirojnë një parti apo një koalicion për aq sa i japin vota, kjo është gjuha e votës dhe gjuha e demokracisë", eshte shprehur ai ne Facebook.
Ai thekson se koalicioni PDK-LDK përfaqëson votën e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe neve kemi për detyrë që këtë vullnet ta bëjmë realitet."Qytetarët kanë përkrahur programet e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit; qytetarët kanë përkrahur premtimet për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qytetarët kanë përkrahur integrimet evropiane dhe euroatlantike, qytetarët kanë përkrahur marrëdhëniet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kemi një kabinet qeveritar me njerëz të arsimuar mirë, me njerëz me integritet personal të pa implikuar në krime dhe veprime kriminale, prandaj pse mos të kemi besim se do t'ia dalim së bashku të arrimë të gjitha ato qëllime që na bashkojnë neve dhe qytetarët të cilët na kanë votuar", shprehet Mustafa.
Lideri I LDK-së, Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës i zgjedhur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në 8 dhjetor, merr detyrën të premten.
/Shqiptarja.com