"Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e koalicionit respektojnë mandatin e Presidentes", shprehet sot lideri i partisë, Isa Mustafa.
"Këtë e dëshmon edhe marrëveshja LDK, AAK dhe Nisma, si dhe konfirmimi i bashkëpunimit në bazë të kësaj marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje", shton ai.
"Bashkimi ynë është programor dhe ka për qëllim qeverisjen e mirë të vendit", shkruan kryetari i LDK-së, Mustafa, në Facebook.
Një nga gazetat e sotme të Kosovës në kryetitull shkruante se koalicioni i pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, "synon ta shkarkojë presidenten", pasi bashkë me komunitetet pakicë i bëjnë gjithsej 83 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh.
Po sipas shtypit të sotëm kosovar, përfaqësuesi i Listës "Srpska", Aleksandar Jabllanoviç, ka paralajmëruar se takimi i së hënës me Ramush Haradinajn, lider i AAK-së e kandidat për kryeministër, "do t'i përcaktojë gjërat".
Ai ka thënë se, nëse LDK-AAK-Nisma e do përkrahjen për Isa Mustafën, kandidat për kryeparlamentar, atëherë Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet t'i udhëheqë negociatat me Beogradin.
Të enjten e kësaj jave, në 18 shtator, Kuvendi i Kosovës me vetëm një pikë në axhendë, zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, mblidhet për vazhdimin e seancës konstituive të 17 korrikut, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
Menjëherë pas zgjedhjeve, në 10 qershor, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK dhe Nisma bënin të ditur zyrtarisht arritjen e një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re kosovare.
"Ne, bashkarisht kemi vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i nominuari ynë i përbashkët për Kryeministër. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e poashtu edhe Presidenti në harmoni me Kushtetutën", thuhej në komunikatën e pëbashkët./ATSH/
/Shqiptarja.com