Mustafa Nano sërish provokon:
Trebeshina disident shkrimtar

Mustafa Nano sërish provokon:<br />Trebeshina disident shkrimtar<br>
Nuk është hera e parë që Mustafa Nano ngjall polemika me shkrimet e tij. Këtë herë Nano, në një shkrim të botuar ditën e sotme tek “Mapo”, ai shkruan se është i mendimit që historia duhet ta regjistrojë si desident dhe jo si shkrimtar.

Nuk di pse nuk kisha marrë mundimin asnjëherë të lexoja një libër të Kasëm Trebeshinës. Ai ishte një personazh i mistershëm, kishte rreth (edhe pse jo fizikisht) një numër adhuruesish, të cilët krijuan një si kult të tijin, jetoi si një oshënar gjithë kohën, shprehte përbuzje për elitën sunduese të vendit, konsiderohej prej shumë njerëzve një disident, e megjithatë, unë nuk pata ndonjë cytje a kërshëri për ta lexuar. Kjo kërshëri më kapi pas lajmit të vdekjes së tij.

E dini se ç’bëra të nesërmen? Shkova e bleva “Këngën Shqiptare” në pesë vëllime, dhe librin autobiografik “Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara)”.

 Doja t’ia blija të gjithë veprën, por “prit, merre shtruar”, i thashë vetes, “merr një shije të parë, pasi librat këtu janë”.

U ktheva në shtëpi, i lashë të gjitha punët e tjera, dhe u shtrova të lexoja Trebeshinën. Fillova me librin autobiografik, ngaqë doja të merrja vesh se kush ishte Kasëm Trebeshina.
”, shkruan Mustafa Nano.

Me heret Mustafa Nano ngjalli debat mbi figuren e Azem Hajdarit, ku shkroi se nuk i meritonte  nderimet qe i behen pai sic thekson ai, ka qene politikan arrogant.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë