Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim njohës kryesuesin e Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, David Cullen.
Gjatë takimit, u diskutua për progresin e Kosovës në proceset integruese evropiane dhe përkushtimin e qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e liberalizim të vizave.
Kryeministri Mustafa e njoftoi po ashtu për zhvillimet aktuale në Kosovë, për reformat dhe prioritetet e qeverisë së Kosovës që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në shëndetësi e arsim, si pjesë përbërëse e zhvillimit të vendit.












