Në ditën kur nuk do mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, që ishte paralajmëruar për sot e qe u shty për të enjten e javës tjetër, kryetari i LDK-së e kandidati për kryeparlamentar i koalicionit të pas zgjedhjeve të 8 qershorit, Isa Mustafa, pyet se si mund të zgjedhë Kuvendi kryetarin e vet e qeverinë pa shumicën parlamentare.
"Gjyqtari amerikan, hartues i Kushtetutës së Kosovës, John Tunheim, e shpjegoi qartë sistemin parlamentar. Ai theksoi se 'Kosova është sistem parlamentar dhe kësisoj pa e pasur shumicën parlamentare s'mund ta formosh qeverinë'", shprehet Mustafa. Rrjedhimisht, vijon ai, pa e pasur shumicën parlamentare, mund ta propozosh edhe qeverinë edhe organet e Kuvendit, por vetëm shumica i zgjedh ato.
"Kjo ka qenë e njohur për të gjithë ne, por mbetet tani të bëhet e njohur edhe për PDK-në dhe Gjykatën Kushtetuese, ose këto dy palë ta argumentojnë para opinionit sesi në një sistem parlamentar mund të zgjidhet Qeveria, Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit pa shumicë parlamentare", shkruan Mustafa në Facebook.
Dje pasdite në njoftimin zyrtar dërguar nga Kuvendi Kosovar bëhej e ditur se, pas një takimi konsultativ të kryesuese së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, me nëntë subjekte politike të Kuvendit të Kosovës (PDK dhe tetë subjekte nga radhët e komuniteteve pakicë), është vendosur që vazhdimi i seancës konstituive, i thirrur për këtë të premte të shtyhet për të enjten e ardhshme, më 18 shtator./ATSH/
/Shqiptarja.com