Mustafa vendos të shpërblejë me
gjysëm milioni euro administratën

Mustafa vendos të shpërblejë me<br />gjysëm milioni euro administratën
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vendosur të shpërblejë stafin e tij me një fond i cili në total arrin në gjysëm milioni euro.

Stafi i administratës së 19 ministrave të kabinetit qeveritar do të përfitojnë nga 100 deri në 500 euro shtesë bazuar në vendimin e qeverisë për të vazhduar skemën e Fondit për Kuadro.

Ndonëse gjatë muajin prill ishte rekomanduar nga Ministria e Administratës Publike që të pezullohen pagesat për zyrtarët e institucioneve.

Por ky rekomandim është shpërfillur më datën 12 gusht, pasi kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ka nënshkruar që të ndahen gjysmë milioni euro për stafin e 19 ministrive.

Në vendim thuhet se pagesat do të bëhen duke filluar nga data 1 janar 2015, që përfshin edhe perjudhën kur fondi ishte i pezulluar.

Sipas përshkrimit të qëllimi të fondi në faqen zyrtare të kryeministrisë, thuhet se Fondi për Kuadro në radhë të parë “synon të mbështesë pozitat ekzistuese në Shërbimin Civil të cilat edhe tani financohen nga buxheti i shtetit në të njëjtën kohë ka për qëllim të sjellë kuadro të reja të kualifikuara dhe me përvojë

Sipas këtij vendimi, Ministria e Financave e udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike së bashku me Zyrën e Kryeministrit do të jenë përfituesit më të mëdhenj të këtij fondi.Për administratën e Hotit janë ndarë 110 mijë euro ndërsa 50 mijë euro do të shkojnë tek zyra e Kryeministrit Mustafa.

Ndërsa përfituesi më i vogël do të jetë ministria e Diasporës e udhëhequr nga partia më e vogël e koalicionit qeveritar, Lëvizja për Bashkim e cila pritet të përfitojë një fond prej 5 mijë euro.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’