PRISHTINË,  1 Tetor /ATSH-B.Jashari/.- "Ne besojmë që zgjidhja mund të gjendet në Kuvend dhe e lutëm presidenten të bëhet pjesë e kësaj zgjidhjeje", theksoi sot lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit të liderëve të koalicionit paszgjedhor me Presidenten Atifete Jahjaga.
Në një prononcim për mediat, Mustafa tha se "seanca mbahet nesër, nuk ka shtyrje".
Në takimin me Presidenten Jahjaga ishin të pranishëm edhe kryetari i VV Albin Kurti, kryetari i AAK Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj./k.s/