Mutacioni i Covid-19/ Mjekja infektologe shpjegon situatën:' Viruset shëndërrohen, disa simptoma mund të jenë shkatërruese për të prekurit’

 Pandemia e Covid-19 duket se nuk do të ndalet edhe për disa kohë. Në një lidhje në skypë në ‘’ Rreze Dielli’’ me mjeken infektologe në Belgjikë Valbona Selimaj, ajo u shpreh se në Belgjikë është përkeqësuar situata dhe cdo javë rritet me 30% numri i të shtruarve. Arsyet e përkeqësimit janë të shumta sipas saj: 

‘’ Në rradhë të parë temperaturat po ulen dhe njerëzit po rrijnë më tepër brenda, e dyta shkollat u hapën dhe jeta ka filluar të ringrihet. Njerëzit vazhdojnë aktivitet e tyre, marrin më tepër transportin publikë, fëmijët shkojnë nëpër shkolla dhe ka dhe një lodhje të popullatës nga këto masat dhe nga ndryshimi I jetës së qytetarëve’’ u shpreh ajo.

Numri në rritje i të infektuarëve, ka bërë që Belgjika të mbyll sërish baret dhe kafenetë duke vendosur  një afat një mujor.

‘’ E vetmja gjë që është akoma në këmbë janë restorantet, domethënë që nga sot dhe deri në muajin nëntor nuk ka kafene dhe bare të hapura’ tha ajo.

 Por a ka pësuar mutacion Covid-19 dhe a ka simptoma të reja, mjekja tha se viruset për të mbijetuar shëndërrohen: 

‘’ Ato për të mbijetuar mund të bëjnë edhe mutacione domethënë do të shëndërrohen, materiali i tyre gjenetik shëndërrohet në mënyrë që të mbijetojnë. Kemi parë nga një studim që u bë kohët e fundit para dy tre javësh në Singapor që materiali gjenetik i Sars 2 apo i virusit që jep covid-19 ka pësuar një shëndërrim… Nuk mund të themi që pasojat kanë ndryshuar por të gjithë spektri I sëmundjeve të Covid-19ishte I njëjti, thjesht që ne si komunitet mjekësor, profesionistët e mjekësisë I njohim më tepër sepse nga publikimet nga eksperinca e kolegëve tanë dhe nga publikimet shkencore kemi mundësi që ti shohim të gjitha këto pasoja’’ tha ajo.

Megjithatë theksoi se pavarësisht se në 80% të situatës virusi kalon lehtësisht tek 20% e tyre ka simptoma të vështira ku përfshihen aksidentet vaskulare, hemoragji, mungesë oksigjeni në tru dhe kjo jo vetëm në momentin akut por edhe më mbrapa. Kjo lidhet me mënyrën se si ky virus na prek.
Mjekja infektologe tha se këto simptoma dhe disa të tjera mund të çojnë në pasoja të shkatërrueshmë për jetën e njeriut. 
 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja