TIRANE- Dilli Morava, babai i Verdi Moravës (ne foto) të cilësuar nga prokuroria si financues i mercenarëve shqiptarë në Siri, tregon se i biri nuk ka shpenzuar asnjë lek nga biznesi i familjes për llogari të muxhahedinëve shqiptarë. Reagimi i 71-vjeçarit ka ardhur pas shkrimit të gazetës “Shqiptarja.com”, ku tregonte kompaninë “Morava Sh.p.k”, si biznesin e familjes së të arrestuarit Verdi Morava. Në një bashkëbisedim me të moshuarin Dielli Morava, ky i fundit tregon se djali i tij, Verdi, është njëri nga tre djemtë që ka. Verdi Morava ka qënë emigrant në Itali dhe pasi është kthyer në vitin 2005, ka marrë një shtëpi me qera në afërsi të xhamisë së Unazës së Re, në të cilën dhe praktikonte fenë islame.
Sipas tij, i biri nuk ka financuar asnjë mercenar shqiptar për të shkuar në luftën e Sirisë, kjo për shkak se biznesin që disponojnë e kanë në procedura falimentimi. Ai shton se dhe prokuroria është nxituar për ngritjen e akuzës së financimit të terrorizmit, pasi i biri nuk e ka kryer këtë rol, plus që gjatë kontrollit në dy banesat, nuk është gjetur asnjë gjë për ta implikuar, veç librave fetar.
Ushqimi në burg
“Jemi të varfër. Dyqani i vetëm që kemi si familje është në faliment. Nuk e di se si im bir mund të konsiderohet nga shteti si financues i terrorizmit”. Babai i Verdi Moravës, ka ardhur dje në redaksinë e “Shqiptarja.com” për të thënë fjalët e tij, përballë akuzave të shumta që janë dëgjuar këto ditët e fundit për djalin e tij, si dhe për pjesëtarët e tjerë të grupit të besimtarëve myslimanë, që tashmë ndodhen në arrest me akuza shumë të rënda, për organizim të grupeve terroriste, rekrutim dhe financim të elementëve, për t’i përdorur si mish për top në Siri, etj. Sipas Dielli Moravës, nuk është e vërtetë që Verdi s’ka pranuar avokat mbrojtës në gjyq dhe as se nuk e njeh apo nuk e respekton gjykatën. Po si është lidhur Verdi Morava me të akuzuarit e tjerë?
Shtëpia me qera
Sipas të atit, djali i tij ka qenë emigrant si shumë të tjerë në Itali, më pas është kthyer dhe është marrë deri në vitin 2005 normalisht me biznesin e familjes. Atë vit ai pësoi një traumë dhe në atë moment gjeti “strehë” në besimin fetar, për të cilin familja nuk kishte vërejtje, pasi nuk konstatonte shenja fanatizmi apo eksesesh. “Djali im banonte me qera në një shtëpi, nga e cila iku dhe u strehua në një tjetër, me qera përsëri, por më të ulët. Kjo shtëpi e dytë ishte shumë pranë vendit ku u ndërtua xhamia e përfolur e Unazës së Re”-thekson ai. “Ai lexonte libra për fenë, por edhe për mjekësinë, lexonte shumë.
Eshtë e çuditshme sesi dikush, nga shteti shqiptar, të mund të ketë nxjerrë një akuzë për financim terrorizmi për Verdin. Nga bizneset që kemi pasur, aktualisht ka mbijetuar vetëm një, një dyqan kozmetike, ku punojnë dy vëllezërit e Verdit, po edhe ai me siklete të mëdha”, shpjegon Dielli Morava për gazetën. Duke shtuar se xhiroja ka rënë kaq shumë, sa ai nuk është në gjendje të shlyejë një kredi të marrë më parë nga banka, me të cilën ka nisur një proces ristrukturimi të kësaj kredie, duke përfshirë një periudhë kohe njëvjeçare, gjatë së cilës banka pranoi që ai të mos paguante.
Gjetja e parave
“Ku i gjeti paratë për të financuar të tjerë djali im, ndërkohë që mezi shtynte muajin?”, pyet ai. Pyetjes se përse emri i tij është përmendur në transferta parash të bëra nga jashtë Shqipërisë, ai i përgjigjet se nuk beson që një gjë e tillë të jetë e vërtetë. Sikurse mohon edhe faktin që Verdi të ketë shkuar në aeroportin e Rinasit për të dërguar mercenarë në Siri. “Ai ka një makinë copë-copë, me atë i bënte “dërgatat” ndërkombëtare të mercenarëve. Të paktën, do ta kishin furnizuar me një të hajrit ata që porositin mercenarë, por në rastin e Verdit kjo nuk mund të qëndrojë”.
Morava shpjegon se njoftimet e përhapura së fundmi për implikimin e djalit të tij në celula rekrutimi të mercenarëve, kanë ndikuar tejet negativisht edhe në atë biznes familjar që nuk po shkonte mirë. “Policia ushtroi kontroll, jo vetëm në shtëpinë e Verdit, por edhe në shtëpinë time. Mund t’iu them vetëm kaq: “Kur nuk u gjet asnjë gjë komprometuese, asnjë gjë prej gjëje që do të cilësohej si e lidhur me terrorizmin, armët, fishekët, paratë, si ka mundësi që prokuroria vijon me akuza shumë të rënda? Fajin e ka Sali Berisha që na lidhi që herët me Konferencën Islamike dhe tani lindin dyshime se në këtë vend ka celula terrori”-shton ai.
Relacioni për Sirinë, SHISH 6 shqiptarë humbën jetën
Në konfliktin Sirian kanë humbur jetën 6 shqiptarë dhe 12 të tjerë janë plagosur. Këto shifra janë paraqitur në një relacion informativ që Shërbimi Informativ Shtetëror, dorëzoi në muajin Shtator 2013 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nëpërmjet këtij relacioni është regjistruar dhe procedimi penale, që çoi në arrestimin e 8 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 personave të tjerë, si të dyshuar se kanë lidhje me dërgimin e mercenarëve shqiptarë në Siri.
Bëhet fjalë për Ermal Xhelon nga Vlora, Anri Maliqin, nga Tirana Denis Jangulli, nga Dibra, Diamant Rasha H.Muslija dhe H. Korvalaj. Veç emrave të personave që kanë humbur jetën në Siri, relacioni i SHISH i dorëzuar në prokurori gati 8 muaj më parë, përmban dhe shumë emra të individëve që kanë organizuar këtë veprimtari kriminale. Sipas SHISH, bëhet fjalë për dy kalime për të shkuar në luftimet Siriane, si ajo e Rinasit dhe ajo tokësore, nëpërmjet doganës së Qafë Thanës dhe Kapshticës. SHISH, informoi prokurorinë se personat e skeduar, janë pjesë e grupit terrorist “Al-Nusra”.
Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com