Nëse jeni kureshtarë se si do të dukeshin muzat e pikturave më të famshme, për këtë ju vjen në ndihmë photoshopi. Me anë të këtij programi të shumëpërdorur kryeveprat e artit na shfaqen në dietë.

Faqja e internetit “Takepart” ka rikrijuar pikturat e pavdekshme, si Afërditën e Boticelit apo “Tre Grazie” të Raffaelos, duke i pështatur me top modelet elegante që sot sfilojnë nëpër pasarela. Kriteret e bukurisë kanë ndryshuar dhe mund t’i thoni lamtumirë rrumbullakësive që i kanë bërë të pavdekshme muzat e Botiçelit, Rafaelos dhe Ticianos.

Falë Lauren Wade redaktores së faqes “Takepart” tani mund të zbulojmë se si do të ishin këto kryevepra, nëse artistët e mëdhenj të së kaluarës do të kishin të bënin me femra shumë të dobta siç janë tani top modelet tona. Kjo është meritë e Photoshopit, i aftë që të zhdukë ato linja që në atë kohë nuk konsioderoheshin aspak si joperfekte.  FOTO TË TJERA

muzat
muzat photoshop

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)