TROPOJË- Prej mëse katër vjetësh ka përfunduar rikonstruksioni i muzeut të qytetit të Bajram Currit, i ndërtuar në fund të viteve ‘70 të shekullit të kaluar dhe i dëmtuar në trazirat e vitit 1997. Në këtë muze kanë qenë të ekspozuara relike të historisë të Shqipërisë veriore, Tropojës, Malësisë së Gjakovës dhe Kosovës.
Me një investim nga buxheti i shtetit prej 20 milionë lekësh u bë i mundur rikonstruksioni i tij pas 13 vjetësh shkatërrimi. Mirëpo ka katër vjet që kanë përfunduar investimet, është marrë në dorëzim nga bashkia e Bajram Currit, por asnjë përçapje nuk është bërë për pajisjen e tij me materiale dhe dokumente. Sipas punonjësve pranë bashkisë, pasurimi i tij është i vështirë, sepse çdo gjë u dëmtua dhe u mor në vitin 1997.
Në vitin jubilar të 70-vjetorit të çlirimit është i domosdoshëm rikonstruksioni i brendshëm, mobilimi i stendave dhe pajisja me dokumente arkivore. Muzeu ka qenë ndër më të pasurit në vend, jo vetëm për historinë e Tropojës, po edhe të Kosovës dhe trojeve shqiptare.
Objekte të veçanta, tashme të humbura, kanë qenë xhubleta 300-vjeçare e Nikaj Merturit, pasaporta origjinale e Bajram Currit e vitit 1924, djepi i shpuar nga plumbat në Bytyç në Luftën e Dytë Botërore, historiku i Tropojë dhe Kosovës, (material shkencor rreth 300 faqe) etj. Sot, pas 17 vjetësh, ky muze ekziston vetëm si ngrehinë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com