Ky muze prej dylli në Kinë i ofron njerëzve mundësinë që të afrohen më tepër me idhujt e tyre të ekranit. Në këtë mënyrë kinezët sfidojnë “Madam Tussauds” në Britani me veprat e tyre prej dylli, të cilat duken mëse të vërteta ndoshta edhe duke ngatërruar personazhet.

muzeu prej dylli

Siç mund të shohim edhe nga fotot në këtë muze mund të gjesh Steve Jobs, Rowan Atkinson i njohur ndryshe si  Mr Bean, magjistari i njohur “Harry Potter”, këngëtarja Lady Gaga, aktorin Leonardo Di Caprio e deri tek liderët më të mëdhenj politikës botërore si presidenti i SHBA Barack Obama apo edhe lideri rus Vladimir Putin. Megjithatë sipas mediave të huaja disa prej këtyre skulpturave nuk janë dhe aq të ngjashme me personazhet e vërtetë që duan të imitojnë.


muzeu prej dylli

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)