Muzika në "lojën" e këngëtarëve kontroversialë
dhe të veshur, kush fiton më shumë? 

Muzika në dhe të veshur, kush fiton më shumë? ">
Yjet më kryesues të muzikës për momentin janë vënë në fokus për mënyrën se si fitojnë para.

Miley Cyrus, Rihanna, Katy Perry, Nicki Minaj, Taylor Swift, Lorde janë vajzat që kanë shokuar industrinë e muzikës jo vetëm me hitet e tyre, por edhe me garderobën mbi tapetin e kuq.

Personazhi më kontrovers është Miley Cyrus e cila ka dominuar mediat online me foto nudo në dush të cilat i ka publikuar në profilin zyrtar Instagram.

taylor swuft

Ndërsa ditën e sotme revista V ka publikuar një foto ku shihet një grua me dorën në zonën e saj intime duke e komentuar, “një masturbim në ditë mban urrejtësit larg”.

Ndërsa në turneun e saj e kemi pare shpeshherë të veshur me një garderobë me dizenjo parash dhe marijuanë.

Në eventin MTV Awards Miley solli trendin “Twerk” ose hapjen e këmbëve që u përshtat shpejt edhe nga vipa të tjerë mbi skenë.

Nga 19 milionë ndjekës të saj në Instagram vetëm 1,5 milionë e kanë blerë albumin “Bangerz”.

Rihanna nga ana e saj e ka konvertuar më “butë” përmbajtjen e sjelljeve “seksi” me suksesin në karrierë.

Rihanna ishte më e komentuara vitin e kaluar për shfaqjen e saj mbi tapetin e kuq me fustan tërësisht transparent duke ekspozuar gjoksin.

Edhe Rihanna duket se po pëlqehet më shumë për fotot e saj se sa për muzikën po të shohim numrin e shitjeve të albumit “Unapologetic”, vetëm 1,13 kopje nga 39 milionë ndjekës në Twitter dhe 14 milionë në Instagram.

Nicki Minaj ka ardhur tepër fuqishëm në vitin 2010 me albumin e saj Pink Friday.

Ndërsa videoja e saj e fundit “Anaconda” është konsideruar me përmbajtje seksi.

Nicki është një nga vajzat me vlerësimin më të keq nisur nga fitimet e saj, 32 milionë $ dhe 370,000 kopje të shitura të albumit të fundit “The Pink Project”, ndër 18,700,000 ndjekës në Twitter.

Një anë tjetër të kuptimit të suksesit kanë pasqyruar Katy Perry dhe Taylor Swift duke treguar që nuk është e nevojshme të hiqen rrobat për të qenë e suksesshme.

Taylor Swift është veterane e muzikës “country” dhe shumë e dashur në grupmosha si fëmijët, adoleshentët madje edhe nënat.

Stili i saj i preferuar është ai i viteve 60”. Albumi i saj 1989 pati 1,3 milionë shitje vetëm në javën e parë.

Një boom po bën edhe mikja e saj Lorde e cila njihet për stilin e mbuluar me kostum, lidhëse si kollare dhe buzëkuqin.

Katy Perry është një emër i vjetër në këtë drejtim e njohur për garderobën e saj nga kukullat karton.

Ajo shprehet se dëshiron që vëmendja të jetë mbi muzikën e saj.

Shuma që fitojnë këngëtaret kontroversiale si Rihanna, Nicki Minaj dhe Miley Cyrus është 208 milionë $, ndërsa këngëtaret e veshura Katy Perry, Taylor Swift dhe Lorde fitojnë 214 Milionë $ me shitjet e tyre në muzikë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois