Muzika në zi/ Ndërron jetë në moshën 72- vjeçare këngëtari i njohur

Muzika në zi/ Ndërron jetë në moshën 72- vjeçare këngëtari i njohur

Camilo Sesto

Këngëtari i njohur spanjoll Camilo Sesto ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Madrid. Lajmin e hidhur e konfirmoi menaxheri i tij Eduardo Guervos.

Legjenda e muzikës vdiq në moshën 72- vjeçare nga një arrest kardiak. Guervos tha për televizionin shtetëror spanjoll se të shtunën Camilo Sesto u shtrua në spital pasi ndihej keq.

Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe”- shkruan në Twitter menaxheri Guervos.

E gjithë Spanja dhe bota që flet spanjisht dhe portugalisht do të vajtojnë humbjen e Camilo Sesto”- tha Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez në një shkrim në Twitter.

Camilo Sesto

Sipas CNN Espanol, Sesto shiti më shumë se 100 milion albume gjatë karrierës së tij, 

Billboard e quajti atë "një nga zërat më ikonikë në popin latin të viteve '70 dhe '80".

Sony Music Spain tha se do të zhvillohet një event sot në “Sociedad General de Autores y Editores” në Madrid për të gjithë ata që duan t'i thonë lamtumirë këngëtarit.

Albumi i Camilo Sesto

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025