Janë krijuar instrumentet muzikorë me akull. Është krijuesi Tim Linhart i cili ka pasur këtë ide dhe ka arritur të krijojë diçka të veçantë, instrumente prej akulli dhe që luajnë muzikë brenda një ambienti të ndërtuar me dëborë. 

Tim Linhart thotë se instrumentet janë shumë delikate dhe se mund të pësojnë krisje apo thyerje vetëm nga zhvendosja e tyre. Kjo orkestër kurioze interpreton veprat më të zgjedhura të muzikës klasike dhe ato më të famshmet. Janë krijuar violina, mandoliana, kitara, të gjitha të modeluara në akull. 

Sipas krijuesit të tyre Linhart, kitaret janë instrumentet e bëra me akull që durojnë më shumë gjatë kohës dhe nuk prishen kollaj. 

Ndërkohë muzikantët kanë dhënë një spektakël muzikor me këta instrumente, për të gjithë kuriozët dhe admiruesit e muzikës.


instrumente akulli
Foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)