ANGLI- Muzikanti Britanik Phil Collins i ka dhuruar koleksionin e shtrenjtë personal të artefakteve të luftës së Alamos, Muzeut të Teksasit. Beteja historike e Alamos u bë mes trupave Meksikane dhe kolonive ta ardhura në Teksas pas trembëdhjetë ditë luftimesh të ashpra për pavarësinë e Teksasit në 1836.

Koleksioni i Collins mendohet se është një ndër më të mëdhenjtë me përmbajtjen e artefakteve të Luftës së Alamos në botë. Në të përfshihen pushka e Davy Crockett dhe thika e Jim Bowie. 

Collins tregon se si ra në dashuri me këtë kapitull të historisë kur ai ishte për herë të parë në një tur në Amerikë bashkë me bandën e tij, Genesis në vitin 1973.

Në një konferencë ai u shpreh se e mbante mend ballafaqimin e parë me këtë koleksion për të cilin kishte lexuar shumë libra, kishte parë shumë filma dhe foto nëpër revista, por kishte mbetur pafjalë kur e kishte parë personalisht.

Si një lakmues entuziast, Collins shkroi gjithashtu një libër në 2012-tën i titulluar “Alamo dhe përtej”. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com / Suada B.)