Muzikë popullore dhe 20 kanoe për pushuesit! COVID-i s'ndal festën në Velipojë...por deri në 20:00 (VIDEO)

VELIPOJË- Ndonëse në një situatë pandemie dhe me më pak pushues se vitet e shkuara, festat nuk janë ndalur në  bregdetin më të madh në veri të vendit, në Velipojë.

Për të apasionuarit e sporteve ujore, dhe jo vetëm u vendosën në dispozicion 20 kanoe, por nuk mungoi edhe koncerti muzikor, i cili u organizua në qendër të  qytetit, ku morën pjesë këngëtar popullorë të kësaj zone. Festa zgjati nga ora 18:30 deri në 20:00, orar ky që i përshtatet Aktin Normativ të qeverisë që nuk lejon muzikën pas orës 20:00

“Festa e Velipojës organizohet ditën e sotme në bregun e detit. Sot kemi sjellë diçka ndryshe, për shkak edhe të COVID-19. Siç e shikoni ne kemi sjellë mbi 20 kanoe.  Ja kemi ofruar mundësinë gjithë pushuesve të plazhit të provojnë lundrimin me kanoe. Gjithashtu do demonstrojmë dhe ndërtimin e një çadre, që ka të bëje me turizmin e aventurës. Velipoja të ofron shumë mundësi. Pasdite do bëhet edhe një koncert. Koncerti do vazhdoje në qendër të Velipojës në 6:30 për të mbaruar në 8:00. Orari do i përshtatet orareve të qeverisë”, u shpreh organizatori, Kastriot Faci.  

“Ky aktivitet është planifikuar që në fillim të vitit.  Në fakt kishim parashikuar diçka më ndryshe.  Por për shkak të pandemisë po i përshtatemi rregullave të pandemisë. Me këtë organizim të ri po shohim se ka një pjesëmarrje goxha të konsiderueshme. Konsiston në një demonstrim të sporteve ujore. Ndërsa në pjesën e dytë do të organizohet një koncert. Situata nuk është e përshtatshme. Frekuentimi nga pushues është i ulët. Ne po përpiqemi që të gjallërojmë plazhin”, tha përgjegjësi i turizmit në bashkinë Shkoder, Gentian Mema.

Festa e Velipojës vitet e kaluara është organizuar në muajin maj por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, u shty për në muajin gusht.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?