Kursimet kanë ardhur në rritje vitet e fundit, por vlera e tyre është shtuar kryesisht nga më të pasurit, ndërsa një e treta e llogarive janë bosh. Në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, thuhet se në fund të vitit 2023, ishin aktive mbi 2.6 milionë llogari në sektorin bankar me total depozitash 1.2 trilionë lekë, por në 34% të llogarive nuk kishte para. Konkretisht vjet 898.348 depozituesit, i kishin llogaritë e tyre nga zero lekë deri në 100 lekë. Pra edhe pse qytetarët e kanë një arkë për kursimet, atë e kanë pa para.
Ndërkohë janë mbi 1.6 milionë depozitues, që në llogaritë e tyre kanë nga 100 lekë deri në 2.5 milionë lekë, dhe që përfitojnë mbulim të plotë nga skema e sigurimit të depozitave. Vlera e kursimeve të kësaj kategorie në fund të vitit të shkuar arriti në 509.6 miliardë lekë. Kurse vetëm një pakicë rreth 4% e depozituesve kanë peshën më të madhe të kursimeve në sektorin bankar.
“Depozituesit individë me depozita më të mëdha se 2.5 mln lekë në fund të dhjetorit 2023, janë 119,623 dhe shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 698.6 mld lekë”, thuhet në raportin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Për periudhën 2013-2023, përqindja e depozitave të individëve me vlerë deri në 2.5 mln lekë, varion nga 40% deri në 44% të totalit të depozitave. Shkak për këtë situatë, ku të pasurit kanë shtuar më tej kursimet e pjesa tjetër kanë mbetur në vend-numëro, ka ardhur edhe si rezultat i kostove të shtuara të jetesës në 2 vitet e fundit, ndikuar prej inflacionit të lartë.
K.T./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7646
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHIFRAT/ Kosto e lartë jetese! Shpenzimet nuk po i lënë vend qytetarëve për kursime
29 Prill, 17:11
-
Në janar u dha më shumë kredi, u tërhoqën 23.3 mld lekë! U rritën kursimet në lekë u ulën në valutë
28 Shkurt, 18:46
-
Në vitin 2023 u rritën kursimet, por u shtua edhe kreditimi! Qytetarët ‘heqin dorë’ nga valuta, kredi e kursime në lekë
5 Shkurt, 20:12
-
4.4% e individëve kanë gati 60% të vlerës së depozitave në vend! 900 mijë llogari në banka janë bosh
14 Prill 2023, 07:52
-
Kursimet e shqiptarëve arrijnë nivele rekord, totali i depozitave bankare arrin në 11 mld euro
5 Shkurt 2023, 11:55
-
6$ kursim sa herë që kryejnë marrëdhënie seksuale! Mënyra e veçantë e kursimit të çiftit nga Meksika! Ja sa para mblodhën për 1 vit
16 Janar 2023, 20:48
-
Shqiptarët blejnë ushqimet me kursimet në bankë! BSH: Në korrik depozitat u tkurrën me 568 milionë lekë
30 Gusht 2022, 20:46
-
Shqipëria me përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë
16 Gusht 2022, 07:42
-
Blini gjëra që nuk ju nevojiten?! Disa këshilla se si të kurseni më shumë para
24 Qershor 2022, 17:59
-
Gati 5 miliardë euro kursime në Kosovë: Ku shkojnë këto para?
30 Prill 2022, 17:09
-
Kriza e çmimeve prek depozitat, Banka e Shqipërisë: Në mars u ulën me 59.5 mln euro, në fund të muajit totali ishte 10.1 mld euro
28 Prill 2022, 16:50
-
Shqiptarët kursyen më shumë gjatë pandemisë, rritet me 10% fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
27 Prill 2022, 15:42
Une punoj e rroga qe marr esht vec 45000. Leke dhe llogari vec 90 lek kam, sme dalin as per te ngren asgje. Shume po vuaj po shpreosj te largohem nga shqiperia sa me pare :(
Përgjigju