TIRANE, 9 Janar/ATSH/-Pas vrasjes së ndodhur më 7 janar në Paris, ka reaguar edhe Myftiu i rrethit të Pukës, Gëzim Kopani duke iu shprehur ngushëllime të afërmve të viktimave.
"Nuk kuptoj disa që nxitojnë të fajsojnë islamin ku asnjë komunitet zyrtar islam nuk ka marrë përsipër një gjë të tillë. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Nuk është e vështirë që dikush të mesojë dy a tre gjëra islame dhe me këto të kryej akte terrori", deklaron ai.
Kopani shton më tej se "fajësimi i islamit për çdo gjë është shumë e dëmshme. Të gjithë tashmë e dinë se kush janë këto organizata prandaj duhet bërë bllok krijuesve të till që nuk kanë asnjë lidhje me Kur'anin. Që të legjitimohen disa veprime të disa qeverive është e lehtë të inskenosh akte të tilla".
Nga ana tjetër, nënvizon ai, nuk duhet të lejojmë apo të ju hapim rrugë aktve të tilla të cilat njollosin islamin.
" Në asnjë vend feja islame nuk legjitimon dhunën, gjakderdhjen apo trazirat. Allahu xh.sh thotë: "Ne ju krijuam në kombe e fise që të njiheni mes njëri-tjetrit. Askush nuk ka të drejtë të vrasë tjetrin me pa të drejtë, e kush e bën këtë është sikur të këtë vrarë gjithë njerëzimin." Imagjino çfarë lidhje islame ka ai që vrau atë policin edhe pse ai ishte dorzuar (me duar të ngritur lart)", përfundon reagimin e tij, Myftiu i rrethit të Pukës, Gëzim Kopani./a.g/











