Myrto Uzuni është emri më i lakuar nga futbollistët shqiptar, të paktën për momentin. 14 golat e tij në La Liga 2 me Granadan kanë bërë që për beratasin të ketë interes nga disa klube. Së fundmi mediat turke bëjnë me dije se Gallatasaray ka kërkuar informacion te Granada për 27-vjeçarin, me spanjollët që i kanë vendosur çmimin shqiptarit.
Për ta lënë të lirë në janar, spanjollët dëshirojnë 12 milionë euro, duke mos dashur të privohen nga golashënuesi më i mirë i tyre. Kësisoj gjiganti turk duket se është tërhequr për momentin, teksa emri i Uzunit qarkullon edhe te Leeds në Premier League.
Forma e mirë e këtij sezoni dhe të qenit vendimtar para porte, bëjnë që Uzuni të ketë shumë kërkesa në merkato. Kujtojmë se këtë të shtunë Uzuni shënoi dopietë pas kthimit nga dëmtimi, duke i dhënë tri pikë me vlerë Granadas që është në garë për ngjitjen në La Liga. Kujtojmë se beratasi u bashkua me spanjollët një vit më parë nga Ferencvaros (Hungari) për 4 milionë euro.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
38.6%
-
Jo
59%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 8686
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Granit Xhaka abonohet me golin, Arsenali 'poker' për t'u shkëputur në krye të Premier League
1 Prill, 17:57
-
Manchester City përmbys Liverpoolin, superndeshje dhe 5 gola në 'Etihad' (VIDEO)
1 Prill, 15:34
-
GOLAT/ Manchester City 'kafshon' Liverpool-in, Arsenali 'poker' me ndihmën e Xhakës! Fusha për Chelsea-n në Premier League
1 Prill, 15:32
-
Zbardhen prapaskenat, 2 futbollistët që shkarkuan Antonio Conten nga Tottenham
31 Mars, 17:03
-
Futbollistët e Premier League të fiksuar pas 'Snus'! Produkti misterioz i ndaluar në Europë
31 Mars, 15:01
-
'E lashë gruan në krevat dhe po shikoja Simon Simonin', si portieri i Kombëtares firmosi në Bundesligë
31 Mars, 09:39
-
Luis Enrique i 'mbyll derën' Brazilit: Nuk jam profili i duhur për ta, dua Premier League-n
30 Mars, 17:10
-
Ndeshja e fundit e sezonit, tifozët e Arsenalit blejnë biletën për 28 mijë euro
30 Mars, 09:36
-
Dosjet e oligarkëve: Abramovich financoi fshehurazi një tjetër klub kur kishte në pronësi Chelsea-n
29 Mars, 16:35
-
Vjen ora e Kristjan Asllanit, dëmtohet titullari i Interit
29 Mars, 15:50
-
'Për Conten është kohë e vështirë, humbi tre miq', drejtori i Tottenham: I drejtë shkarkimi
29 Mars, 13:48
-
Kombëtarja me dy rikthime, Sylvinho udhëton i plotë në Poloni
25 Mars, 22:04