Një familje muslimane është larguar nga aeroplani në aeroportin Gatwick në Londër, prej nga duhej që të fluturonte për në SHBA. Muhamed Mahmud së bashku me vëllain e tij dhe 9 fëmijët janë ndaluar që të hipin në avion. Kryeministri britanik David Cameron ka thënë se do të kërkojë sqarime nga SHBA për këtë sjellje ndaj shtetasve të Britanisë së Madhe.