TIRANE - Paralel me nisjen e paradës së LGBT-së, Forumi Mysliman i Shqipërisë kishte parashikuar antimiting në krah të paradës gej. Por policia Tiranës nuk ka pranuar që ky tubim të zhvillohej, duke argumentuar që të dyja aktivitetet kanë kërkuar leje në të njëjtën ore dhe të njëjtin vend, prandaj forcat e rendit e kanë të pamundur të sigurojnë masat e nevojshme të sigurisë.
Por me anë të një njoftimi zyrtar Forumi Mysliman thekson se nuk ka asnjë lloj arsye për të zhvilluar parada dhe për të dëshmuar krenarinë e të qenit homoseksual, ndërsa po prishet institucioni i familjes.
“Forumi Mysliman i Shqipërisë i cilëson të shëmtuara parada të tilla dhe i quan ato përpjekje të dhunshme për të promovuar një sjellje sociale dhe seksuale as të drejtë, as të shëndetshme e as të virtytshme. Forumi Mysliman i Shqipërisë dëshiron të bëjë të qartë, se është kundër çdo lloj diskriminimi ndaj njerëzve që zgjedhin të jenë homoseksualë, por kundërshton me forcë synimin e tyre për t’u imponuar në hapësirën publike” thuhet në njoftimin zyrtar të këtij komuniteti fetar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tiranë, pedalim kundër Homofobisë Në shesh më pak se 30 persona