Ministria e Ekonomisë ka filluar procedurën e anulimit të lejeve të dhëna 10 vitet e fundit për 9 zona ekonomike në Koplik, Shëngjin, Spitallë, Vlorë, etj, pasi asnjë nuk është zhvilluar. Burime nga MZHETTS bëjnë të ditur se këto zona ekonomike u dhanë me shpejtësi, pa projekt, pa program, pa investitorë seriozë, ndaj dhe nuk është vendosur asnjë tullë.
Ministria ka shpallur publikimin për "shprehje interesi" në 3 zona teknologjike dhe zhvillimi ekonomik: në Spitallë në sipërfaqen prej 500 hektarë, në Vlorë, rreth 200 hektarë dhe 67 hektarë në Koplik dhe ka nisur informimin për kompani të interesuar të mundshëm në botë, ku nga rreth 138 kompani, kanë shprehur interes kompani nga 42 vende.
Me miratimin e ndryshimeve shumë shpejt në Kuvend në Ligjin për zonat e lira, në dy muajt e ardhshëm pritet të hapet Tenderi i hapur ndërkombëtar për zhvilluesin sipas kritereve që do të përcaktojë Këshilli i Ministrave për garat.
Në ministri shprehen optimistë për ecurinë e procesit, që parashikon muajt Tetor-Nëntor kur do të shpallet fituesi i garës së hapur, ndërsa fillimvitin 2016 si koha kur pritet të nisë procesi i ndërtimit.
Ndryshimet e reja në Ligjin "Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike" pritet të rrisin interesin për tërheqje të drejtpërdrejtë nga investimet e huaja të mëdha, të cilat shtojnë vlerë në ekonomi përmes një modeli në përputhje me konceptin e drejtpërdrejtë të zonës së lirë ekonomike, me synim, rritje të punësimit, prodhimit, eksporteve.
Sipas përcaktimit të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, zonat e lira ekonomike konsiderohen zona të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik. Përmirësimet në ligj janë kryer në bashkëpunim me Universitetin e Harwardit në SHBA dhe në një zonë të lirë ekonomike, ofrohen procedura unike për zhvilluesit dhe operuesit, lehtësi fiskale dhe procedurale me impakt drejtpërsëdrejti në zërat e bilancit të kompanive, të cilat do të jenë të kontrollueshme.
Në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik shprehen të sigurtë që lehtësirat e përfshira në p/ligjin e ri, i bëjnë zonat ekonomike në Shqipëri më tërheqëse se shumë e shumë zona ekonomike në rajon, si Maqedoni, Mali i Zi, Greqi, Slloveni, Austri, etj.
Ndryshimet në ligj krijojnë klauzolat frenuese të daljes të sipërmarrjeve, mallrave që prodhohen brenda zonave ekonomike në terrenin fiskal shqiptar për të frenuar dopingun. Lehtësirat fiskale në zonat e lira janë disa. Ndër to është hyrja dhe dalja e mallrave, ku formalitetet dhe procedurat bëhen sipas dispozitave të Kodit Doganor. Zhvilluesit dhe përdoruesit përjashtohen nga pagesa 50% të normës së tatim-fitimit për 5 vitet e para nga fillimi i veprimtarisë. Zhvilluesit, përdoruesit që investojnë në zonë, brenda 3 viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike të zonës, i njihen si shpenzime të zbritshme të periudhës tatimore 20% e shpenzimeve kapitale vjetore, pavarësisht nga shumat e amortizimit sipas ligjit të tatim fitimit për një periudhë 2-vjeçare, një ndihmë që u shkon direkt biznesit në zonë në 5 dhe 7 vitet e parë.
Furnizimi i mallrave shqiptare, të destinuara për t'u vendosur në zonë, konsiderohen si furnizim për eksport me shkallën zero. Projekti i zhvillimit përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ku ndërtimet e realizuara në zonë sipas projektit të zhvilluesit, përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 5-vjeçare.
Zhvilluesit ose përdoruesit e zonës janë të përjashtuar nga taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.
Shpenzimet për paga, kontributet shoqërore dhe shëndetësore që punëdhënësi paguan për punëmarrësin, njihen 150 %, si mënyrë që promovon punësimin, ku në tre punësime, në fisk paguhet kosto për dy punësime. Në vitet në vijim, shpenzimet shtesë për paga, në raport me vitin paraardhës, për efekt të llogaritjes së fitimit të tatueshëm, njihen si shpenzime të njohura 150% të vlerës.
Gjithashtu, kostot e trajnimit të punonjësve për efekt të llogaritjes së tatim-fitimit, njihen si shpenzime të njohura të periudhës tatimore me dyfishin e vlerës për një periudhë 10-vjeçare nga fillimi i veprimtarisë ekonomike. Shpenzimet për kërkim shkencor dhe zhvillim (R&D) njihen si shpenzime në dyfishin e vlerës për një periudhë 10-vjeçare nga fillimi i veprimtarisë.
P/ligji trajton zonat e lira si dy territore doganore ku lëvizin pa taksa doganore dhe pa TVSH, zgjidh një nga problemet burokratike që hasin investitorët me administratën, krijon "dritaren unike" për zhvilluesin, ku ministria e Zhvillimit Ekonomik do të marrë përsipër mbështetjen për procedurat, lejet, vërtetimet.
Në gjithë botën sot numërohen rreth 4300 zona ekonomike./atsh/
/Shqiptarja.com