Xhelal Mziu, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe disa militantë të PD janë përplasur me efektivët e policisë. Ndërsa këta të fundit u kërkonin të largoheshin, Boçi dhe Noka i quajtën “ushtarë”, “mercenarë”, "legena" ndërsa nuk mungoi as gjuha kërcënuese ndaj policisë. Madje, Noka shkoi aq larg sa tu thoshte efektivëve se e kanë sulmuar Berishën qëllimisht me gaz lotsjellës duke shtuar se do ta paguajnë shtrenjtë.

Luçiano Boçi: Unë të të lutem ty? S’ke turp! Përpara krimit e dini si jeni ju? Ushtarë! Hajde o Flamur se e ke këtu drejtuesin se fshihet! Mos më prekni mua me dorë! Mos e zgjat!

Flamur Noka: Pse funksiononi si bandë?

Luçiano Boçi: Për Edi Ramën vini këtu ju?

Flamur Noka: Keni marrë urdhër të sulmoni liderin e opozitës! Do ta paguani shtrenjtë! Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar! Largojini policët, tërhiqini që këtu!


Lajmi kryesor:

PD protestë me flamuj gjermanë, molotovë drejt Kryeministrisë, 'Infrastrukturës' dhe afër selisë së PS! Militantët sulmojnë edhe efektivët pranë Parlamentit