Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi kanë ndaluar në Dibër disa persona të cilët udhëtonin me makina me pretendimin se blejnë vota për kundërshtarët e tyre politikë.
Këtë mbrëmje, Mziu dhe Gjunkshi me mbështetës të tyre bllokuan tre makina në fshatin Pilafe me dyshimet se kishin dalë për të blerë vota për llogari të Partisë Socialiste.
Pas njoftimit nga ana e demokratëve, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kontrolluar 3 automjetet e bllokuara nga militantët e PD, por nuk ka gjetur asgjë të kundraligjshme, veçse disa tollonave me naftë
Për më tepër, Gjunkshi u ka deklaruar bluve se një prej personave në makinat e ndaluara është larguar me vrap duke qëlluar me armë zjarri në ajër, por nga verifikimet e deritanishme policia deklaron se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.2%
-
Keq
35.2%
-
Nuk e di
11.6%
Vota total: 799
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë, nën ‘pushtetin’ e ngricave, drejtuesit të ecin me kujdes
13 Janar, 11:29
-
Hetimi pasuror i Berishës/ Pas Këlliçit, në SPAK edhe Indrit Hoxha! Pyetet për financimin e Kuvendit të Rithemelimit (VIDEO)
13 Janar, 09:39
-
Këlliçi, i kallëzuar në SPAK edhe për falsifikim vule, rrezikon deri në 10 vite burg
13 Janar, 07:00
-
Ervin Salianji: Flamur Noka nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë!
12 Janar, 22:29
-
Alesia Balliu për Report Tv: SPAK do arrestojë Flamur Nokën! Kalaja: SHBA ka marrë në dorë drejtësinë në Shqipëri
12 Janar, 20:34
-
PAMJE ME DRON/ Edhe i ftohti mund Berishën, mbërdhin e ikën nga protesta pas 10 minutash! Një 'grusht' njerëz me të në bulevard
12 Janar, 19:19
-
Artur Ajazi: Për inatçorët dhe fajtorët
12 Janar, 17:13
-
Në 'betejë' për qeveri teknike dhe në 'sfidë' të brendshme! 2026-a vit zgjedhor në PD! Degët pa kryetarë, Berishës i mbaron mandati
12 Janar, 15:47
-
“Salianji po e sfidon nga brenda PD-në”- Hasimja: Opozita ka nevojë për gjallëri dhe riaktivizim, duhet të jetë më meritokratike e frymëzuese
12 Janar, 13:34
-
PD kallëzon Niko Peleshin në SPAK për ‘shpërdorim detyre’: Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’
12 Janar, 12:24
-
Çështja Balluku, PD kallëzon Peleshin: Pengon mbledhjen e Këshillit të Mandateve! Zgjedhjen e Shabanit si Avokat Populli e çon në Kushtetuese
12 Janar, 12:12
-
Ylli Manjani ironizon deputetët e opozitës: Revolucioni nuk bëhet me rrogë shteti
12 Janar, 11:34
PERSONAT NE MAKINE TE NXIRREN DHE TE RRIHEN VENDCE me drunje,, hunj,,,ATA DO PERPIQEN TE VJEDHIN VOTAT ...KESHTU KANE BERE GJITHMONE ...MAKINA TE DIGJET POR PA BLLOKUAR QARKULLIMIN.....
PërgjigjuKu e gjejnë të drejtën,në cilin ligj është shkruar,që kantidatët për deputet tē ndalojnë njërzit rrugëve ,sepse dyshojnë se kundērshtari politik ka dal për të paguar njērz pēr ti mar votën?...Po këta tē "ndershēmit" e PD-së ,qē rrin rrugëve gjithē natën,kush po i ruan ?..
PërgjigjuFik Mondi tmerr me këta barbona
PërgjigjuKy mullahu, xhemali u merte lek ushtareve shqiptar me mision jasht
PërgjigjuEshte e pa mundur me keta lloj qe te jetosh ne liri ne 2025! Imagjino te drejtohet shteti nga keta
Përgjigju