TIRANE - Ervis Martinaj i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si i dyshuar për vrasjen e Enton Nikës në vitin 2013 në kulmin e operacionit "Marrëzia e Fundit" për lojërat e fatit është denoncuar për kanosje nga ish-shefi i komisariatit numër 2, Engjëllush Avdylaj, aktualisht shef komisariati në Malësinë e Madhe.
 
Por hetimet ndaj Martinajt i denoncuar nga Avdylaj  se e kishte kanosur me jetë përmes telefonit, për arsye ende të panjohura janë pushuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila nuk e ka gjetur të arsyeshme të ngrejë akuzë ndaj Martinajt.
 
Në këtë kohë Avdylaj ishte në krye të Sektorit të Forcës së Posaçme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Pas kanosjes nga Martinaj Avdylaj depozitoi një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë numër 2 në Tiranë që më pas u referua në Prokurorinë e Tiranës.
 
Pavarësisht faktit që kanosja lidhej drejt për drejtë me detyrën, Prokuroria e Tiranës vendosi të mos vijonte hetimin e çështjes, duke vendosur pushimin e saj për të mos ngritur akuzë ndaj Martinajt.
 
Ndërkaq Avdylaj, prej disa muajsh është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të Malësisë së Madhe në Koplik.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)