Në hapjen e “Takimit të gjashtë rajonal për mekanizmat për barazi gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcave të armatosura nga Ballkani perëndimor”, i cili u mbajt në Shtëpinë e Armatës të Republikës së Maqedonisë (ARM), mori pjesë Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë takim rajonal të 6-të me radhë, i cili është pjesë e procesit të projekte nga UNDP-ja për ndryshimet e teknologjisë dhe barazinë gjinore të pranishëm ishin, përfaqësuesja e Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Louoisa Vinton, nënkolonel i atasheut ushtarak norvegjez, Tore Andersson, si dhe përfaqësues të ministrive të mbrojtjes dhe armatave nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski, tha se ky takim rajonal që organizohet në kuadër të projektit për forcimin e bashkëpunimit rajonal në reformat e sigurisë së Ballkanit perëndimor është një vërtetim i vlefshëm për bashkëpunimit rajonal dhe partneritetit tonë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, si dhe për të përforcuar rolin e gjinisë femërore.

“Ky projekt do të angazhohet në aktivitetet për përmirësimin e statusit të femrave në jetën publike dhe politike”, theksoi Jolevski duke shtuar se përforcimi i angazhimeve të kapaciteteve dhe mekanizmave për barazi gjinore do të sjellin përmirësimin e kushteve më efikase për trajtimin, punësimin dhe përfaqësimi i gjinisë femërore në sektorin e sigurisë.

Jolevski në fjalën e tij tha se këtë verë kanë përzgjedhur kandidatë për në Akademinë e Luftës, ku nga 25 kandidatë që morën pjesë në akademi 7 ishin të gjinisë femërore. Sipas tij kjo tregon se në Akademinë e Luftës dhe sektorin e sigurisë kjo gjini ka interes të madh dhe Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë do të angazhohet në përforcimin e gjinisë femërore.

Nënkolonel i atasheut ushtarak norvegjez, Tore Andersson, tha se për liderët është e rëndësishme të angazhohen dhe të edukojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe stafin rreth tyre sepse një lider është përgjegjës për stafin e tij.

Përfaqësuesja e UNDP-së, Louise Vinton, tha se forcat ushtarake në Ballkanit Perëndimor nga gjinia femërore përfaqësohen nga 6 deri 9 përqind, ndërsa në SHBA përfaqësohen me 15 përqind. Vinton shtoi se në të ardhmen UNDP-ja do të angazhohet në rritjen e numrit të femrave në edukimin ushtarak.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)