Ekzistojnë 30 milionë skllevër në botë dhe gati gjysma e tyre gjenden në Indi. Kjo përllogaritje e trishtë është realizuar nga Walk Free, një organizatë australiane që  mbështetës saj ka edhe Hillary Clinton dhe Bill Gates.

Janë 30 mijë persona në botë, të cilët jetojnë në kushte skllavërie dhe në Indi gjysma e banorëve që jetojnë në kushte të tilla, sipas publikimit të Walk Free. Tre skllevër në katër jetojnë në Azi, por siç nënvizon kjo organizatë, e cila gjendet në Australi, asnjë kontinent nuk mbetet jashtë kësaj plage.

Sipas një hetimi të publikuar në Londër nga kjo Organizatë, e drejtuar nga ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton dhe nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates në Indi janë 14 milionë skllevër, në Kinë 2,9 dhe në Pakistan janë më shumë se 2 milionë.

Duke u ndjekur nga Niegria, Etiopia, Rusia, Tajlanda, Republika Demokratike e Kongos, Birmania dhe Bangladeshi. Në këto 10 vende jetojnë 22 në 29,8 milionë persona në kushte skllavërie.

Kjo duke konsideruar përqindjen e popullsisë së një vendi e sipas drejtorit të përgjithshëm të Walk Free, Nick Grono në disa vende ka ende fëmijë që lindin në të tilla kushte dhe janë të detyruar të bëjnë punë shtëpie dhe në fushë.

Në Indi, në disa fshatra në veri ka komunitete të tëra, të cilat janë të detyruar të fabrikojnë tulla dhe të punojnë në miniera. Fëmijët duhet të punojnë për të bërë tapete, që më pas shiten në dyqanet e të gjithë botës.

Walk Free mendon se është e nevojshme të tërhiqet vëmendja përsa i përket këtij fenomeni të skllavërisë moderne. Dhe, për këtë arsye, çdo vit do të ketë një publikim në lidhje me statistikat e këtij fenomeni. Mendohet se skllavëria është një relike e të shkuarës, por në të vërtetë është një shenjë mbi fytyrën e njerëzimit, në të gjithë kontinentet.

Redaksia Online
(e./b./mag/shqiptarja.com)