Në burg për vjedhje, merr lajmin se është dënuar për vrasje

Gjykata e Korçës ka dënuar me 18 vite burg 27 vjeçarin Teo (Taip) Ramo, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur më 15 maj të viti 2010 në Greqi, ku Teo, së bashku me të vëllanë Aurel Ramo, kanë vrarë me thikë pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasin E.M.. Aktualisht Teo Ramo, ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, ku po vuan dënimin për vjedhje, ndodhur në gusht të 2014-ës. Ndërsa Aurel Ramo, është kapur para tre ditësh pasi ndaj tij është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, që e ka dënuar atë me 15 vite burg, po për vjedhje.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)