Në dy muajt e parë të verës së këtij viti, pikat e kalimit kufitar kanë kryer më shumë se 3 milionë veprime për njerëzit dhe më shumë se 720 mijë veprime për automjetet.

Veprimet e kryera në muajin korrik janë 20% më shumë se ato të kryera në qershor, ndërsa në gusht parashikohet një dyndje më e madhe.

Pavarësisht numrit të lartë të hyrje- daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, nuk rezultoi të kishte radhë të gjata në kufi, siç ndodh zakonisht çdo verë.