Evropa kaloi një stinë të ftohtë dimri, një prej më të ashprave në dekadat e fundit. Më në fund pranvera e sivjetshme pritet të vijë në fundjavë për pjesën jugore të kontinentit evropian, ndërsa pjesa veriore e saj vazhdon të jetë nën ndikimin e temperaturave të ulëta, madje edhe nën zero në Poloni, Danimarkë si dhe në Rusinë Qendrore.
Sipas të dhënave, që raportojnë meteorologët evropianë, parashikohet se temperaturat do të rriten deri në 25 gradë Celsius në ditët e ardhshme vecanërsht në gadishullin Iberik dhe Ballkan.
Fundjava do të karakterizohet nga moti i kthjellët ku vlerat e termometrit sipas sinoptikanëve do të pësojnë një rritje duke shkuar deri në 25 gradë Celsius.
Por sic dihet pranvera bën shpesh kapricot e saj dhe mund të na rezervojë surpriza me mot të ftohtë edhe në ditët e fundit të prillit.
Prej vitesh ne po përballemi me një klimë, që ndryshon ekstremisht në intervale të shkurtra kohore.
Kjo na bën të kuptojmë se klima nuk është më në të njëjtat konture, kufinjtë stinorë janë shkrirë, nuk kupton ku nis e ku mbaron dimri. Stinët e ndërmjetme, pranverën e vjeshtën po i jetojmë gjithmonë e më pak.
Të gjitha ndryshimet e konstatuara më lart duhet të na bëjnë të fillojmë të mësohemi me idenë e të papriturave të klimës.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com