Në komunitetin rom pranë Bregut
të Lumit...gjithçka e përmbytu

TIRANË - Pas përmbytjeve si pasojë e daljes nga shtrati të lumit të Tiranës, familjet rome të cilat kanë barakat pranë bregut të lumit janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ajo që ka mbetur pas nga tërheqja e lumit është një dramë për të gjitha familjet rome ndërsa rreziku për një tjetër përmbytje mbetet ende ekzistent.

Familja Shukriqi është një nga familjet banesa e së cilës vetëm dy ditë më parë ishte tërësisht nën pushtetin e ujit. Por menjëherë pas qetësimit të situatës dhe tërheqjes së lumit të Tiranës nga shtrati, familja është kthyer në banesën poshtë urës së Babrroit.
 
lumi i bregut
lumi i bregut

Katër pjesëtarët e familjes Shukriqi tregojnë sesi lumi u ka marrë gjithçka që kishin e se tashmë njerëz të ndryshëm i kanë ndihmuar ata vullnetarisht duke u sjellë rroba, batanije e ushqime.
 
bregu i lumit rome

Tre të rinj të kishës ungjillore prej dy ditës kanë marrë iniciativën që t’i dërgojnë familjeve që u përmbytën ushqime të gatuara në shtëpi.

bregu i lumit rome
 Foto të tjera..

Distanca mes barakave të familjeve rome dhe rrjedhës së lumit të Tiranës është farë e vogël e rreziku për një tjetër përmbytje është tepër

Të pashpresë për atë që mund tu ndodhë në ditët në vijim, këta banorë do të vazhdojnë të kenë si çati mbi kokë qiellin e ujin. /Report Tv/

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Qytetarët presin ndërrimin e viteve në lulishten pranë memorialit

Lezhë/ Qytetarët presin ndërrimin e viteve në lulishten pranë memorialit "Gjergj Kastrioti"! Spektakli I fishekzjarreve