Menjëherë pasi Kosova dhe BE kanë nënshkruar marrëveshjen e Stabilizimin Asocimit politika shqiptare ka reagur duke përshëndetur këtë vendim të cilin e vlerësojnë si historik për të ardhmen e Kosovës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënvizoi se kjo marrëveshje është një zhvillim historik për Kosovë.
“Zhvillim historik per Kosoven nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian (+fakt kokeforte per frytet e Dialogut)”, shkruan Rama.
Basha: Nënshkrimi i MSA-së një arritje madhore për qytetarët dhe shtetin e Kosovës
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka vlerësuar nënshkrimin e MSA-së si një arritje madhore për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Basha tha se ky nënshkrim është një hap historik në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në BE.
“Kosova hodhi sot një hap historik në drejtim të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i MSA është një arritje madhore e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës dhe një investim i sigurt për interesat kombëtare të shqiptarëve kudo ku janë. Urime Kosovë”, shkruan në “Facebook” Basha.
Bushati: Marrëveshja afron Kosovën me Bashkimin Europian
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka përshëndetur nënshkrimin e MSA-së duke theksuar se kjo marrëveshjeje afron Kosovën në rrjedhën evropiane.
“Tashmë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor kanë nënshkruar MSA-në. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje e ankoron Kosovën në rrjedhën evropiane”, shkruan Bushati në reagimin e tij në rrjetin social “Twitter”.
Bregu: Kosova nënshkruan marrëveshjen e parë me Bashkimin Europian
“Prej sot me nënshkrimin e MSA, Kosova ka institucionalizuar të parën marrëdhënie kontraktuale me BE. Urime dhe punë të mbarë në këtë rrugëtim të gjatë por të sigurt” shkruan Majlinda Bregu.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com