Shkencëtarët në Britani kanë përcaktuar se nëntori ka qenë muaji më i ngrohtë në Tokë që prej vitit 1880.

Nga rezultatet doli në përfundimin se temperatura mesatare globale e kombinuar mes ujit dhe siperfaqes së tokës ishte 56.6 gradë celsius.

Në krahasim me temperaturën e shekullit të 20-të që ishte 0.78 gradë celsius, viti 2013 shënoi rekordin përsa i përket temperaturës mbi mesataren, mbi 1.4 gradë celsius, njofton Huffington Post.

Gjithashtu, shkencëtarët kanë bërë edhe një renditje të zonave më të ngrohta për muajin nëntor të vitit 2013.

Ndër zonat më nxehta për nëntorin ishin:

- Pjesa më e madhe e Euro-Azisë
- Amerika Qëndrore 
- Oqeani Indian

8 vendet më të ngrohta në planetin e Tokës

Përjashtime bëjnë zona të tilla si:

- Zona të Amerikës Qëndrore dhe Lindore të Amerikës Veriore
- Oqeani Jugor pranë Antarktidës
- Australia Veriore
- Groenlanda Jugperëndimore

Në Rusi, bazuar në të dhënat, nëntori i 2013 ishte muaji më i ngrohtë.

Kurse në disa zona të Amerikës Veriore ishin regjistruar temperaturat më të ulëta se sa mesatarja.


(v.gj/shqiptarja.com)