Një pikturë e artistit francez, Fernand Leger, që i përket këngëtares, Madonna do të shitet në ankand më 7 maj në Nju Jork për financimin e edukimit të vajzave në disa vende të botës, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.

"Vepra e piktorit kubist 'Tri gra në tryezën e kuqe' është vlerësuar me një vlerë prej rreth 7 milionë dollarë", - theksuan burimet zyrtare amerikane.

"Kam vendosur të shes këtë pikturë dhe të ardhurat, që do të mblidhen do të shërbejnë për financimin e projekteve edukative për vajzat në Afganistan, Pakistan dhe në vende të tjera", u shpreh Madonna.

Shitja e pikturës do të zhvillohet më 7 maj.

Piktura do të ekspozohet fillimisht në Hong Kong dhe në Londër në prill, më pas në Nju Jork më 3 maj./atsh

(ad.ti/shqiptarja.com)