Jody Steel është një piktore shumë e veçantë, pasi ajo nuk përdor telajot për të realizuar pikturat e saj, por ajo pikturon mbi kofshë. 
Kjo ide e çuditshme, ka lindur krejt rastësisht, siç ndodh rëndom në të tilla raste.

Gjithçka nisi kur ajo ishte në shkollë dhe teksa rrinte duke dëgjuar mësimin, mërzitej dhe kështu nisi të pikturonte dhe të hidhte skica në kofshët e saj. Kjo është një nga gjërat që bëhen zakonisht, por Jody Steel kishte një ndryshim, nuk pikturonte në fletore apo mbi libra. 
Me kalimin e kohës ajo e zhvilloi këtë teknikë të krijuar nga ajo vetë dhe kur nisi të publikojë në internet këto foto, ajo pati një sukses të madh dhe gjithashtu pati edhe disa oferta për punë.

Por Jody, nuk dëshiron të bëjë ilustruesen apo të skicojë, por dëshira e saj është të bëjë concept artist për Kinemanë. 

pikturat mbi kofshe
 Foto të tjera

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)