'Na duhej stadiumi San Siro!' ANSA jehonë takimit të Ramës me shqiptarët në Milano: 5 mijë në Pallatin e Sportit 3 mijë jashtë! Lavdëroi Melonin dhe thumboi Bossin

'Na duhej stadiumi San Siro!' ANSA jehonë takimit të Ramës me shqiptarët në Milano: 5 mijë në Pallatin e Sportit 3 mijë jashtë! Lavdëroi Melonin dhe thumboi Bossin

Edi Rama në Milano me shqiptarët, në pallatin e sportit në Busto Arsizio, 26 maj 2024

Media italiane i kanë bërë jehonë takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në pallatin e sportit në Busto Arsizio, një lokalitet afër Milanos. 

Agjencia prestigjioze italiane e lajmeve ANSA shkruan se mbi 5 mijë persona ishin në tribunat e arenës Busto Arsizio (Varese) e gati 3 mijë persona jashtë pallatit të sportit për të pritur kryeministrin Edi Rama i cili erdhi për të vlerësuar diasporën shqiptare në kuadër të një turni europian dedikuar promovimit të kulturës shqiptare dhe investimeve në tokën e Shqiponjave.

“Na duhej stadiumi San Siro”, tregon në skenë organizatori i eventit, Ylli Ujka, një sipërmarrës. Në Itali erdhi me anije në vitin ’91 në Pulia, e sot jeton në Gallarate (Varese), shkruan sot agjencia e lajmeve ANSA.

Ndër të tjera në shkrim agjencia e lajmeve italiane thotë se Rama mbajti një fjalim të bazuar mbi krenarinë kombëtare pa harruar të kujtojë paragjykimet me të cilën u përballën shqiptarët në fillim por as vlerësimin si qeveritë italiane qëndruan krah popullit shqiptar. E në këtë pikë kujton dhe deklaratën e ish liderin e Lega Nord i cili në kohën e eksodit bëri thirrje për  'që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë" ndërsa vite më pas bleu djalit diplomën në Shqipëri.

Fjalimi i kryeministrit ishte I bazuar në krenarinë kombëtare, pa harruar të kujtojë paragjykimet që populli i tij emigrues pati në Itali. "È stato un albanese" (“Ishte shqiptar) e përsërit disa herë, në italisht, për të na kujtuar se si bashkëkombasit e tij janë vënë shpesh në shënjestër të racizmit, madje edhe në media. Rama përmend edhe figurën e Umberto Bossit, i cili “me atë jelek dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë dhe vite më pas erdhi në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij

Por më pas nënvizon se qeveritë italianë ‘u kujdesën për Shqipërinë si askush tjetër’ ndërsa kryeministres italiane i referohet si ‘mikja jonë’.

Ndërsa mendon për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ai përdor fjalë shumë të qarta: objektivi është "të sigurohet që Evropa më në fund të fillojë të kuptojë se ajo duhet të ribashkohet fillimisht përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me ritmin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë” shkruan ANSA. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Ndërtimi i TEC në Rroskovec, Meta flet për veprimin e tij me vare: Ka rënë shteti, banorët janë kërcënuar

Ndërtimi i TEC në Rroskovec, Meta flet për veprimin e tij me vare: Ka rënë shteti, banorët janë kërcënuar