'Na pret një ndeshje e vështirë', trajneri i Partizanit: Kur erdha këtu ishte një ambient depresiv

Të dielën do të luhen katër sfida të vlefshme për javën e 22 të Superligës me Partizanin që ka një test shumë të vështirë në transfertë kundër Laçit. Të kuqtë duhet të vërtetojnë se kanë lënë pas momentin e vështirë dhe turpin për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Në prag të sfidës trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Adolfo Sormani, është shprehur:

“E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë agresiv, por mendoj që tashmë skuadra është rritur dhe zhvillon një lojë tepër intesive. Kur erdha te Partizani ishte një ambient depresiv, ndërsa tani është një moment shumë i mirë psikologjikisht për të përballuar ndeshjen e rradhës.”

Në të njëjtën orë me Partizanin, në orën 14:00, do të luhen edhe dy takime të tjera. Kukësi do të përballet në transfertë me Bylisin, një kundërshtar që i ka hapur punë çdo skuadre në Superligë. Ndërkohë në Gjirokastër do të luhet sfida Luftëtari-Flamurtari, dy skuadra që mbajnë vendin e fundit dhe të parafundit. Për vendasit është mundësia më e mirë për të marrë tre pikët, ndërsa për Flamurtarin është mundësia për të arritur fitoren e parë në këtë sezon.

Ndërkohë ndeshja e fundit për këtë javë do të luhet në orën 17:00 në Durrës mes Teutës dhe Vllaznisë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Do keni ndjesinë se diçka mungon, por në realitet gjithçka po shkon mirë, horoskopi për sot

Do keni ndjesinë se diçka mungon, por në realitet gjithçka po shkon mirë, horoskopi për sot