Ylli Manjani, pas miratimit të dekretimit të tij si ministër Drejtësie dhe pas betimit në presidencë, ka marrë zyrtarisht detyrën. Ish-ministri, Nasip Naço në ceremoni i dorëzoi atij dosjen e reformave të arritura dhe të nisura nën drejtimin e tij.

“Erdha këtu bashkë me objektiva të realizuara. Edhe njëherë z. Manjani urime dhe suksese bashkë me këtë staf të mrekullueshëm”, u shpreh Naço.

Nga ana e tij, Manjani u shpreh se Naço do të mbahet mend në historinë e shtetit si një njeri i qetë.

Manjani vazhdoi t’i drejtohej Naço me z.ministër” pavarësisht që prej ditës së djeshme ai nuk është më zyrtarisht ministër.

manjani-naco
(Ylli Manjani dhe Nasip Naço)

“Z. ministër ti je me ne, ne kemi nevojë për ty, për kontributin, qetësinë filozofinë tuaj në këtë drejtim. Dua të siguroj juve dhe të gjithë kolegët tuaj se do të duhet ta vazhdojmë aty ku e keni lënë ju. Do e përmirësojmë sigurisht”, tha Manjani.

manjani
(Ylli Manjani, Ministri i Drejtësisë)

Por, pavarësisht fjalëve të mira për punë e Naços, ministri i ri i Drejtësisë tha se do ta çojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për përmbushjen e kërkesave të progres-raportit të Komisionit Evropian.

“Jemi fiks pas daljet të raportit të progresit. Nuk kam ardh të ndryshoj prioritet por të shpreh vendosmërinë për të çuar të gjitha rekomandimet e progres-raportit. Nga A te Zh nuk kemi asgjë tjetër për të bërë. Nëse bëjmë atë kemi arritur misionin e shenjtë për të afruar Shqipërinë me BE-në të gjitha të tjerat kalojnë në plan të dytë. Lufta pa asnjë kompromis ndaj korrupsionit,. Atë që Naço ka nis do të duhet ta vazhdojmë dhe ta thellojmë, është shumë e rëndësishme. Ne nuk jemi institucion që japim drejtësi, por që i shërbejmë drejtësisë. Ofrojmë shërbime juridike. Të qeverisim mirë, me transparencë. Korrupsioni është armiku kryesor i joni i të gjithëve ne. Do ta vazhdojmë aty ku e la ministri Naço për ta çuar më tej. Procesi legjislativ është gjëja më e debatuar sot për sot, edhe në progres-raporti”, tha Manjani.

naco
(Ylli Manjani dhe Nasip Naço)
naco


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)