Naço:Plani i të arratisurve dihej
edhe emrat, por u neglizhua

Naço:Plani i të arratisurve dihej<br />edhe emrat, por u neglizhua
TIRANE- I ftuar në studion e “A1 Report” në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, kreu i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi se Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve e dinin që në 25 shtator se do arratiseshin nga burgu i Drenovës, edhe emrat dhe mbiemrat e të burgosurve që do tentonin, u hartua dhe një plan masash, por që nuk u zbatua dhe ndodhi ajo që ndodhi... Ndërsa sipas dëshmive më pas të të arratisurve arma në frigorifer ishte futur që në qershor.

“Ne dinim se kush donte të arratisej, se do futej një pistoletë brenda një frigoriferi. Ka ardhur një informacion nga Policia e Shtetit në 25 shtator, por ndodhi ajo që ndodhi. Unë falenderoj strukturat e policisë dhe qytetarët që informuan në kohë. Por më pas dolise frigoriferi ka hyrë që në qershor. Kjo është provuar nga dëshmitë e atyre që u arratisën, nga ata që e lejuan. Kishte ndodhur muaj më parë. Kjo na bëri të marrim më pas masat që morëm ndaj personelit të burgut. Kërkuam që para se të ndodhte ngjarja të bënim ndryshime të tjera për sigurinë e burgjeve”, u shpreh ministri Naço.

Sipas ministrit të Drejtësisë korrupsioni në drejtësi është kthyer në një fenomen në Shqipëri, ndërsa theksoi se qeveria ka hartuar edhe një paketë antikorrupsion, krahas strategjisë, që korrupsioni të quhet si vepër penale brenda paketave të anti-kriminalitetit.

Kreu i Drejtësisë shqiptare tha se për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë do të hartohen strategji kombëtare anti-korrupsion nga ministritë e linjës, ndërsa theksoi edhe marrjen e masave parandaluese, siç janë dixhitalizimi i sistemit, sistem audio dhe video, etj. Ai theksoise duhen hetuar shpejt videot e denoncimeve në 'Fiks Fare" se qytetarët presin.

Duke u ndalur tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministri Naço tha se korrupsioni po luftohet në të gjitha fushat, duke theksuar se mozhoranca po punon për përmirësimin e sistemit gjyqësor.

Ministri i Drejtësisë paralajmëroi dje një reformë radikale në sistemin e drejtësisë në vend dhe ftoi qytetarët që të denoncojnë rastet abuzive dhe të korrupsionit në mënyrë që të luftohet ky fenomen në çdo hallkë. "Do hetojmë këdo, s'do kalojmë vijën e kuqe në Gjyqësor".

Si e shikoni këtë autopsi, jo radiografi se është pak ta them në sistemin e drejtësisë?
Nuk ndihem rehat, përpara një fakti të tillë do skuqeshim për atë që nxori Fiks Fare për sistemin e drejtësisë. Nuk do jetë rasti i parë në drejtësi. Korrupsioni është kthyer në fenomen dhe na duhen gjithë mjetet ligjore për ta luftuar. Para meje dalin detyra edhe më të mëdha nisur nga ky fakt, por dhe shqetësimet e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve.

Më bëri përshtypje reagimi i Halimit dhe Unionit të Gjyqtarëve, që ishin në unison, se është një rast i rëndë dhe sporadik dhe s’duhet të shërbejë për gjueti shtrigash dhe a ndani një opinion?
S’është rasti i parë s’do jetë as i fundit. Jam dakord që ky rast s’duhet kthyer në gjueti shtrigash ndaj gjyqtarëve. Ajo që pamë me zë dhe figurë të reagojmë në mënyrë ligjore, shumë shpejt, të marrim masat që ta nxjerrim sistemin e drejtësisë nga gjendja ku është. Në raste të tjera do jem i drejtpërdrejt për të denoncuar këto raste, por do mbroj atë pjesë të shëndoshë, se ka djem dhe vajza që zbatojnë ligjin, duhen marrë shembull dhe këta vetë duhet të luftojnë dhe ndahen nga kjo pjesë që s’po e ndaj me përqindje, se s’kam infon e nevojshme, por fenomeni ekziston.

Ju hapët një portal për denoncimet e korrupsionit në drejtësi. Çfarë lënde u mblodh, cili do jetë fati i tij?
E gjeta portalin si zyra ankesash. Ne menduam që përmes këtij portali njerëzit mos rrinë indiferentë, të reagojnë për çdo rast shkelje etike. Nëse ishte për zyrtarë e prokurorë ne e bëmë për gjithë sistemin e drejtësisë, të luftojmë gjithë sistemin, duke ndërgjegjësuar qytetarët.

Cili ka qenë rasti më i bujshëm që është denoncuar, që ju ka shtangur?
Çdo ditë në mëngjes une s’lexoj më gazetat, por ankesat në këtë portal. Ankesat nga më të ndryshmet; për noterë, gjyqtarë, prokurorë. Ankesat trajtohen nga drejtoritë përkatëse në Ministrinë e Drejtësisë. Në më pak se 1 muaj mbi 450 ankesa nga ky portal. Nga një anë tregon se sistemi nuk funskionon siç duhet, por nga ana tjetër qytetarët kanë besim te qeverisja e vendit për t’u ankuar më shumë.

Kemi parë reagime, por që të merret i pandehur një gjyqtar apo prokuror nuk e kemi parë.
Unë kam shkarkuar  sekretare, kancelare të kësaj gjykate, edhe drejtori i përgjithshëm ka shkarkuar prej burgut të Lezhës prej videos në emisionin Fiks Fare. Ne kemi lënë një mbledhje të KLD nesër. Do inkurajojmë Prokurorinë. Ne do nisim hetim administrative, por peshën kryesore e ka Prokuroria, Task Forca edhe për gjyqtarë që kanë imunitet që të hetohen sa më shpejt, që qytetarët në kohë të shkurtër të dinë që kjo video ka këto vepra penale.  

Nuk gjykoni se bëhet fjalë për rastin e flagrancës dhe duhet të reagonit?
I takon prokurorisë. Unë s’e ndaj dot nëse rast flagrance, është çështje e prokurorisë. Por inkurajoj që vendimet të merren në kohë. Qytetarët presin. Se jemi përballë qytetarëve, ndërkombëtarëve, por kjo s’do të thotë të shkelim ligjet dhe rregullat.

Kush duhet ta bëjë për të ndëshkuar drejtësia drejtësinë. Kemi sistem të korruptuar, por s’kemi një gjyqtar të dënuar.
Ministritë e linjës do ngrënë strategji kombëtare anti-korrupsion. Masat parandaluese që janë marrë kohë më parë për reformism, dixhitalizim, sistem video dhe audio, që parandalojnë korrupsionin. Sistemi gjyqësor ka përmirësime të ndjeshme. Do marrim paketë anti-korrupsion.

Si funksionon për gjyqtarët në KLD?
Mund të ketë një solidaritet në çështje të largimit nga puna, por askush nuk do gjejë solidaritet në çështje të korrupsionit. Unë kam qenë tejet kritik ndaj KLD për probleme të caktuara. Po bëhet vlerësimi për vitin 2005-2006, dhe kam kritikuar për faktin se ky vlerësim po bëhet për vitet e mëparshme. Kemi propozuar hetim administrativ të shpejtë. Si ministër i Drejtësisë më takon të kërkoj ndryshime të shpejta dhe efikase në KLD, duke respektuar ligjin. Kam kërkuar vlerësimin e gjyqtarëve, në mënyrë që të kemi informacion në kohë për emërimet apo lëvizjet e tyre. Edhe anëtarët e parlamentit duhet të kenë një zë tjetër në KLD.

A mendoni se jemi në nivelin kur gjykatësit shqiptarë, imunitetin e kanë kthyer në pandëshkueshmëri? Si zgjidhet kjo?
Kjo mazhorancë ka ndërtuar një sistem tjetër për të luftuar korrupsionin jo vetëm në drejtësi, por në të gjitha fushat. Ne duam që ta luftojmë si fenomen. Ne duam të përmirësojmë sistemin gjyqësor. Dhe kërkojmë që këto të përcaktohen në ligj. Nga 23 gjykata Rrethesh dhe 7 gjykata Apeli, disa prej tyre kanë qenë të deleguar apo komanduar, nuk ka pasur emërim kryetarësh. Ligji nuk është zbatuar drejt. Ky është një problem që duhej të zgjidhej shumë shpejt në KLD. Ka vende vakante për pjesën tjetër të gjykatës. Duhet të behën emërime në përputhje me ligjin. Unë si ministrër i Drejtësisë e kam ngritur zërin në KLD. Jam i vendosur që në KLD të zbatohet ligji.

Ata gjykatës që janë në KLD kanë edhe makinën me të shtrenjtë. Nga këta njerëz do presim drejtësi?
Mbase shqetësimi juaj dhe i qytetarëve është i drejtë në këtë drejtim. I kërkojmë qytetarëve që raste të tilla korrupsioni t’i denoncojnë. I kërkojmë të mos rrinë indiferentë. Besoj se të gjithë bashkë do të bëjmë të pamundurën. Disa gjyqtarë janë në sistemin TIMS, ku regjistrohet sa herë hyjnë apo dalin jashtë kufirit. Kjo kërkon impenjim maksimal.

Keni hartuar një paketë antikorrupsion. Çfarë përfshin ajo?
Ne i kemi dhënë qëllim vetes që të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo do të arrihet edhe duke dixhitalizuar këtë sistem. Krahas strategjisë, ne menduam të kishim edhe një paketë antikorrupsion. Duke vlerësuar korrupsionin si fenomen në vendin tonë, do ta hetojmë si një nga krimet më të rënda. Kjo është edhe një nga hapat kryesore që duhet realizuar në rrugën drejt BE. Po kështu nevojiten të merren masa të tejra administrative që të luftohet korrupsioni. Vitin e kaluar ajën kufizuar imunitetet e gjyqtarëve, por këto nuk u shoqëruan me ndryshimet përkatëse në Kodin e Procedurës Penale. Ne i kemi kërkuar këto ndryshime.

Zyrtarët e lartë që dyshohen për korrupsionin mund të vihen në hetim?
Për rastet që nuk nuk kufizohen në Kushtetutë, patjetër që mund të përdoren metodat e hetimit.  Me strategjinë anti-korrupsion me këtë paketë ai që do të bëjë korrupsion rrezikun do ta ketë të madh dhe fitimin zero. Duke luftuar, por dhe dekurajuar korrupsionin. Te ligjin anti-mafia qëbën fjalë për bandat, trafiqet, prostitucionit do futen edhe veprat penale të korrupsionit. Një zyrtar, për shembull, duhet të argumentojë si e ka vënë këtë pasuri dhe do i sekuestrohen pasuritë e paligjshme. Me këtë paketë duam ta godasim në zemër korrupsionin për gjithë zyrtarët e nivelit të ulët, të mesmë dhe të lartë. Se çdokush në një post zyrtar do të pasurohet në mënyrë të shpejtë dhe të paligjshme.  Ky ligj ka mbështetjen e qytetarëve dhe do rrinë pa gjumë rehat ata që kanë fituar para të paligjshme.

Nga Byroja Kombëtare e Hetimit vazhdon si projekt?
Nuk kemi hequr dorë nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Duhet një strukturë e posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme. Duhet ta parandalojmë kriminalitetin. Se krimi ndryshon në kohë dhe ne duhet të ndryshojmë. Është masë organizative brenda sistemit që do hetojmë. Nuk ndryshon Kushtetuta, ligjet. Çdo ministër duhet  të ketë një byro kombëtare, një task forcë për të hetuar në nivelet e larta, por dhe ato të ulëta.

Do mbledhë prova dhe do i çojë në gjykatë? Ju të LSI s’jeni dakord me PS është te deklarata e Celibashit për Gjykatë të unifikuar. Jeni kundër apo mbroni mendimin e Celibashit?
Do jetë prokuroria që do ngrërë akuzat. Por në formë Task Force e përqendruar te rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Do shohim nëse duhet të ndryshojëm ligjin, apo janë këta njerëz që nuk kanë dëshirë. Nuk besoj ta ketë thënë zoti Celibashi. Kemi folur për reformizëm të gjykatave, por jo t’i shkrijmë në një gjykatë supreme.

Si do t’i reformoni këto gjykata?
Gjykata e lartë ka rreth 10 mijë çështje që presin të gjykohen. Ne ose do t’i shtojmë, gjë që s’është e logjikshme për shkak të buxhetit të shtetit. Duhet të kufuzojmë disa kompetenca të Gjykatës së Lartë. Në 5 vitet e fundit 1000 çështje në vit, shumë pak vendime unifikuese. Unë kam kërkuar Komisionit të Venecias të asistojë në reformimin e Gjykatës së Lartë. Kërkesa jonë është mirëpritur për të ardhur dhe asistuar për të bërë këtë reformim, duhet harmonizim i këtyre ligjeve në përputhje me Kushtetutën. Në janar ata do jenë prezentë në Shqipëri. Unë s’do ta kalojë vijën e kuqe në sistemin e gjyqësorit.

Kthehemi tek të arratisurit nga burgu i Drenovës..
Një i dënuar tek ne mund të ketë dhe 3-5 telefona, e kjo flet për korrupsion brenda, për kalbëzim të sistemit peniteciar, se bie vëmendja për respektimin e rregullave. As unë, as qytetarët s’janë kënaqur që për shkak të neglizhencës së njërit apo tjetrit dolën nga burgu kriminelë të rrezikshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë informacion nga Policia e Shtetit në 25 shtator dhe e ka dërguar informacionin, se do të arratiseshin nga burgu, edhe emrat e atyre që donin të arratiseshin, por ai është neglizhuar, nuk kanë marrë asnjë masë dhe ndodhi ajo që ndodhi.. Ne dinim se kush donte të arratisej, se do futej një pistoletë brenda një frigoriferi.  Unë falenderoj strukturat e policisë dhe qytetarët që informuan në kohë. Dhe frigoriferi ka hyrë që në qershor. Kjo është provuar nga dëshmitë e atyre që u arratisën, nga ata që e lejuan. Kishte ndodhur muaj më parë. Kjo na bëri të marrim më pas masat që morëm ndaj personelit të burgut. Kërkuam që para se të ndodhte ngjarja të bënim ndryshime të tjera për sigurinë e burgjeve. Ish-drejtori i burgut të Korçës ishte i lidhur me politikën, ai që ne vumë vinte nga radhët e policisë. Unë isha i informuar për raste të tjera në burgun e Korçës, pro jo për rastin konkret ku flitej për emër, mbiemër dhe se kush donte të arratisej. Duke menduar të reformojmë këtë sistem vendosëm këtë drejtor, por nuk iu dha në kohë informacioni. Janë me dhjetëra raste, që janë parë si të patrajnuar. Aj që ndodhi ishte ngjarje e rëndë. Ka struktura përgjegjëse. Nuk u morën masat përkatëse, duke lejuar që këta të burgosur të arratiseshin. Po punojmë me partnerët e huaj që të përmirësojmë sistemin.

Redaksia Online
(mag/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë