Naço: Shkelje në prokurori, hetime
të paplota e mungojnë apelimet/PDF

TIRANË - Në prokuroritë e rretheve janë gjetur shumë shkelje, mes të cilave edhe mos ankimime për vendimet që ka dhënë gjykata për personat me armëve pa leje. Për këto shkelje Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar vetëm në pak raste.

Deklarata janë bërë nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në Komisionin e Ligjeve që po shqyrton raportin e Ministrit të Drejtësisë për prokurorinë.

Ministri tha se, janë marrë dhjetëra ankesa ndaj punës së institucionit të akuzës.

Sipas Naços, në prokuroritë e rretheve për shumë vepra penale hetimi bëhet i paplotë me boshllëqe të shumta. Sipas Ministrit të Drejtësisë, në Prokurorinë e Përgjithshme janë përcjellë 15 ankesa, ndërsa është reaguar në pak raste.  
 
Inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë kanë qenë të fokusuara në :
 
a) ndjekja e ecurisë së çështjeve që përmbahen në rekomandimet vjetore të dhëna nga Këshilli i Ministrave për luftën kundër kriminalitetit;
 
b) respektimi i afateve të hetimit;
 
c) respektimi i afateve të paraburgimit;
 
ç) respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të subjekteve të procedimit penal dhe, në veçanti, të të ndaluarve dhe të arrestuarve;
 
d) rregullshmëria dhe vijueshmëria e kryerjes të veprimeve hetimore;
 
dh) respektimi i detyrimit ligjor të prokurorit për fillimin e ndjekjes penale;
 
e) ecuria e politikës penale dhe, në veçanti, e politikës së dënimeve që ndiqet nga prokurorët:
 
ë) rregullshmëria e mbajtjes dhe administrimit të statistikave dhe regjistrimit të veprave penale;
 
f) respektimi i parimeve të drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal.
 
Gjatë periudhës së raportimit 01.02.2013 - 01.02.2014 janë ushtruar 9 kontrolle, nga të cilat 1 kontroll i planifikuar dhe 8 kontrolle mbi bazë ankese. 
 
Kontrolli i planifikuar është ushtruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Kontrollet tematike janë ushtruar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, Elbasan (2 herë), Gjirokastër, Tiranë (3 herë) e Vlorë; si dhe prokuroria e apelit Vlorë
 
Në 9 kontrollet e ushtruara është inspektuar veprimtaria e të paktën  21 prokurorëve në shkallën e parë dhe 2 prokurorëve në Apel.
 
Për 6 prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre 1 vjeçare, për 336 përfaqësime në gjykim lidhur me politikën e dënimit të ndjekur prej tyre.
 
Për 1 prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tij, në 1 çështje të veçantë,  dërguar për gjykim, lidhur me politikën e dënimit të ndjekur prej tij.
 
Për 2 prokurorët e apelit Vlorë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre, për përfaqësimin në gjykim në 2 çështje të veçanta ekstradimi, lidhur me politikën penale të ndjekur prej tyre.
 
Për 14 prokurorët e tjerë të shkallës së parë Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre për 16 çështje të veçanta, të pushuara apo mosfilluara.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve