Nafta bie në bursë, në Shqipëri nuk lëviz, deputeti Sula: Sot një litër duhet të shitej 14 lekë më pak

Nafta bie në bursë, në Shqipëri nuk lëviz, deputeti Sula: Sot një litër duhet të shitej 14 lekë më pak

Dashnor Sula

Prej gati një javë tashmë në çdo pikë karburanti në Shqipëri çmimi i naftës është me 221 lekë për një litër, çmim ky i vendosur nga Bordi i Transparencës, por në fakt gjithë këto ditë ka pasur një rënie konstante në tregjet ndërkombëtare.

Kështu ka shkruar deputeti i PD, Dashnor Sula. Sipas tij ky është një skandal dhe se Bordi i Transparencës po vjedh qytetarët shqiptarë.

“Dje postova në Facebook sesi qeveria greke ka lënë pushimet për të menduar bërë gati paketën e ndihmës për qytetarët duke rritur pagën minimale dhe uljen e taksave. Ndërkohë në Shqipëri qeveria jo e jo që se vendos ujin në zjarr, por kemi edhe bordet që u ngritën për transparencë por në fakt ka përfunduar për të vjedhur qytetarët. Prej ditësh në bursë çmimi i naftes ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë por BORDI I VJEDHJES nuk denjon të ul çmimin. Sot në mëngjes një fuçi naftë shitej me 92.8 dollarë”, shkruan ai.

Sula ka bërë një përllogaritje sipas tij duke përfshirë të gjitha taksat dhe normën e rritur nga bordi të fitimit për importuesit e naftës. Sipas kësaj përllogaritjeje të tij një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 222 lek për litër.

“Çmimi për litër pa taksat sipas çmimit në bursë: 92.9 all/litër + akcize 38.2all/litër + takse karboni 3 all/litër + takse qarkullimi 27all/liter+ takse markimi 0.61all/litër + tvsh 20% 40.27all/litër+ 3 lek marzhi fitimit + 2 lek për litër kosto transporti= 206.98 lek për litër. Ky do duhet te ishte çmimi i naftes sot me pakice. Theksoj duke vendosur edhe normën e rritur te fitimit nga bordi për importuesit. Por vjedhja nuk ka fund në Shqipëri. Bordi mblidhet menjëherë për te rritur çmimin por bën sikur nuk është vigjilent kur behet fjale pre te ulur çmimin”, ka shkruar ndër të tjera deputeti Dashnor Sula.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat