Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë.
Efektin e kanë ndjerë të parët, fermerët e vegjël në Divjakë dhe Fier, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë naftën për plugimin dhe frezimin e tokës.
“Plugimi ka vajtur 20 mijë lek/dynym, ka qenë 17 mijë. Freza 18 mijë/dynym. Naften e mora me 214 lek/liter për zetorin”, tha Ruzhdi Veliu, fermer në Divjake.
“Naftën e blej 214 lek/liter. Lakra e kuqe është tharë në zetor se nuk shitet. Është rritur kosto shumë dhe çmimet e perimeve mbeten të uleta”, shprehet Thoma Dhori, fermer në Divjakë.
Fermerët e vegjël thonë se nuk përfitojnë nga skema e subvencionit, pasi shteti jep naften pa akcize vetem per ata qe kane mbi 1 hektar tokë.
“Subvencionin e naftës e marr vetëm për tokën time 1.5 ha por kam dhe 40 ha tokë me qira por nuk marr subvencion sepse nuk kam certifikatat e tokave që kam marrë me qera dhe unë dal me minus. Kjo për mua nuk është ndihmë; bujqësia ka vajtur në zero”, shprehet Vilson Sika, fermer ne Fier.
Shumë prodhime të stines, si lakrat nuk shiten duke e rënduar më shumë situatën.
“Do e hedh lakrën në kanal. S’ia vlen të punojmë. Bujqësia ka marrë fund”, Thoma Dhori, fermer në Divjakë.
“Bujqësia ka vajtur në kolaps komplet. Unë si familje kam 4 ha e gjysmë. Me këto çmime të naftës dhe të plehrave nuk i përballoj dot. Nuk më leverdis të marr dhe toka me qera. Shteti duhet të vërë dorë”, shprehet Besnik Reshlani, fermer në Fier.
Në kushtet e rritjes së kostos së prodhimit dhe mungesës së shitjes së produkteve, kërkohet ndërhyrje nga shteti për të mos çuar drejt falimentit 60% të fermerëve të vegjël.
Komente












Une kam menduar gjithmone qe Shqiperia ka naften e vete kur ne luften e Kosoves Berisha e furnizonte Millosheviqin me nafte per tanket Serbe per te vrare Shqipetaret kurse sot nuk paska per fermeret nji lajm i trishte qe ju shesin genjeshtra hajdutet.
Përgjigju