Naftë, vaj dhe medikamente kontrabandë, arrestohet shoferi dhe faturino i autobusit Shqipëri-Greqi në Korçë, në pranga edhe doganieri (VIDEO)

Një shofer dhe faturinoja janë vënë në pranga, pasi policia gjatë një kontrolli të ushtruar në autobusin e linjës Greqi -Shqipëri me të cilin po udhëtonin gjeti mallra kontrabandë.

Pas informacioneve të siguruara, policia ndaloi autobusin e Xhemal Halili, me faturino shtetasin Fatmir Avdyli, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë. Brenda u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (nafte), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat shtetasit e mësipërm nuk kishin kryer detyrimet doganore.    

Në pranga është vënë edhe doganieri Klodjan Palloj  42 vjeç, pasi ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet