Naftëtarët e Ballshit kërkojnë pagën e dytë të luftës dhe rifillimin e punës: Kemi 8 muaj pa punë, të ndahet hesapi! (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot në protestë duke kërkuar pagën e dytë të luftës, por edhe rikthimin në punë. Ata janë ndarë në dy grupe sot, një pranë prefekturës dhe një tjetër pranë uzinës.

Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh kërkojnë edhe një takim me pronarin që ka marrë uzinën.

"Ne kërkojmë edhe të hapet puna dhe rrogat e prapambetura që na kanë sorollatur nëpër gjyqe. Ne nuk dimë ku jemi. Ne duam që të ndahet hesapi, ose të fillojë puna ose të na thonë që kjo mbaroi dhe nuk ka më punë. Ne jemi papunë. Ne nuk dimë ku jemi as në tokë as në qiell", tha një prej naftëtarëve

"Ne kemi ardhur për rifillimin e punës. Ta dimë kur do të fillojmë se jemi 8 muaj pa punë", tha një naftëtar tjetër.

Naftëtarët e Ballshit në datën 23 prill u bënë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, ndërsa sot ata kërkojnë sërish të ndihmohen nga shteti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korea e Jugut/ Avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë (VIDEO)

Korea e Jugut/ Avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë (VIDEO)