Namir Lapardhaja: Halli personal i Berishës e shndërroi PD-në një parti ku mbizotëron budallai i dobishëm
Sali Berisha dhe Flamur Noka
Pashë një video nga një fragment ku i ftuar në studio ishte njeriu më i rëndësishëm i PD-së së sotme, pas Berishës, ku dy gazetare (një prej tyre ish-zëdhënëse e kryeministrit Berisha) dhe një politolog po e trajtonin numrin dy të opozitës së sotme si një budalla të vogël, duke e marrë me të mirë, duke i shpjeguar se ato që ai po thoshte nuk kishin fare të bënin me realitetin, se ato që ata po artikulonin nuk ishin ashtu siç ai po i kuptonte etj.
Një situatë surreale ku sheh se si partia më e madhe e opozitës, për shkakun se nuk diti të ndahet nga halli personal i një njeriu, u mor peng prej tij me kontributin e një turme të verbër, të cilët jo vetëm që nuk ishin përgatitur për t’u përballur me sfida të kësaj natyre, por në një periudhë të shkurtër kohore u budallallepsën të gjithë, me shpresën ‘të shohim ku do dalim pas zgjedhjeve’.
Zhvejku do thoshte ‘mirë që u çmendën, por përse të gjithë në një ditë’.
Nuk janë vetëm këto personazhe që njihet për nivelin e tyre mediokërr, si e vetmja garanci për të bërë karrierë dhe për t’u ngjitur në shkallët e larta të politikës së modelit Berisha, por është për të vënë kujën kur sheh se si profesorë universiteti apo intelektualë me profil akademik dhe qytetar janë në garë me modelin e mësipërm se kush të serviloset dhe të lëshojë broçkulla nga më absurdet.
Kjo është fatkeqësia e një partie që në nisje synonte të ishte përfaqësuese e botës akademike, e studentëve dhe e intelektualëve, ndërsa, në bitisjen e saj, Berisha e shndërroi për shkak të hallit të tij personal në një parti anakronike, të pakuptuar nga pjesa më e madhe e shoqërisë, dhe në një parti ku përfaqësuesi më i rëndësishëm politik, i cili në mungesë të Berishës do të drejtojë fushatën në të gjithë Shqipërinë, trajtohet në studio televizive si një budalla i dobishëm që as nuk kupton as nuk kuptohet.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.3%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor, 19:22
-
Dosja 'Meta'/ Adriatik Doçi në 'Studio Live': Ja cilët persona përdori si bankomat! Është faktuar se ndërhyri për rritjen e çmimit të energjisë
4 Nëntor, 19:14
-
'PD nuk më duket në mosbindje civile, duhet të flasim për buxhetin', Pampuri në 'Studio Live': Arrestimi i Metës, për të bërës pis punën e SPAK
4 Nëntor, 17:40
-
SHËNIM/ Modeli i Lindës dhe modeli i Lirisë si grua kryeministri
4 Nëntor, 16:15
-
PD jashtë komisioneve ku u diskutua buxheti, Spaho për Report Tv: S’ishte vendim politik, jemi të përjashtuar! Duam qeveri teknike për zgjedhje të lira
4 Nëntor, 14:57
-
Berisha denoncon punimet në Unazën e Madhe: Lubi Balluku e ndau në 14 lote për të vjedhur! Ndërtojnë me çmime 10-fish më të larta se Kroacia! Të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro
4 Nëntor, 13:29
-
Nis puna për shkollën e re ‘Pjetër Budi’, Veliaj sulmon opozitën: Ata djegin goma e bllokojnë rrugët, ne ndërtojmë shkolla
4 Nëntor, 12:54
-
Zaloshnja: PD-ja dhe votat e emigrantëve, kur kërkon të vësh vetulla, mund të nxjerrësh sytë
4 Nëntor, 09:05
-
Masakra në Shkodër dhe vizita në Selanik, Berisha akuza Ramës nga ballkoni: Viktima të krimit të mafias shtetërore, të licencuara për mandatin e tij!
3 Nëntor, 19:44
-
Përfaqësuesit e opozitës shqiptare në SHBA pranë Republikanëve! Deputetët Vokshi dhe Mediu ndjekin fushatën presidenciale dhe të Kongresit në Kaliforni
3 Nëntor, 17:43
-
Edison Ypi: Versioni më i mirë i vetes
3 Nëntor, 15:37
-
PD: Projektbuxheti 2025 nuk adreson problematikat akute të shoqërisë
3 Nëntor, 14:59
BRAVO LAPARDHAJA ...AJO SHPREHJE E ZHVEJGUT FANTASTIKE
PërgjigjuA kemi DALLDI KOMBÈTARE ne shqiptarèt? Do ishte gjè e lehtè sikur kjo paçavure tè shihej vetèm tek Mulèt dhe Paloqet, Tabaket dhe Bumçèt e Sali Gèrdecit. Do thonim,,,shtèpi pa njè budalla nuk ka, dhe kèta janè tè dalldisurit tanè. Problemi qèndron se Ilir Meta-Monika, me tè njèjtèn mènyrè, shkuan deri nè forcè tè tretè nè skenèn politike shqiptare. Anètarèsimet nè LSI, ishin bèrè si leva e Arkimedit pèr mbijetesè nè kètè vènd. Paguanin shqiptarèt biles, pèr tè financuar dalldinè. As qè donin tè dinin, se ajo qè po bènin,,ato "vènde pune" imagjinare qè merrnin ishin asgjè mè shumè se shkatèrrimi i vèndit nèpèrmjet vjedhjes kolektive. Tek PS e mavrisè, nuk èshtè asgjè ndryshe. Partitè politike, tè kthyera nè shpella hajdutèsh ordinerè. Pa ç,rrènjosur kètè mentalitet pervers, Shqipèria nuk bèn dot pèrpara, dhe kjo èshtè njè sèmundje qè nuk kurohet shpejt,,DALLDIJA.
Përgjigju