Nano flet si shef i opozitës:
Berisha dështues arrati në KiE

Nano flet si shef i opozitës:<br />Berisha dështues arrati në KiE
TIRANE - I ka shpallur luftë Edi Ramës vetëm pak kohë më parë për kreun e Partisë Socialiste por kjo nuk pengon Fatos Nanon të flasë e mbajë qëndrime publike sikur të ishte lideri i opozitës. Në një deklaratë për shtyp të publikuar pasditen e sotme ish-kryetari i PS ka harruar sulmet ndaj pasardhësit të tij dhe vendosur nën objektiv Kryeministrin Sali Berisha, “i cili po i arratiset me vetëdije të plotë detyrimeve dhe përgjegjësive të tij politike dhe institucionale për kryerjen e reformave që do të çelin dritën jeshile” të integrimit evropian të Shqipërisë.

Nano akuzoi Berishën se po përdor presidencën e rradhës të Shqipërisë në Këshillin e Europës (KiE) “si sukses personal apo qeveritar, në një kohë kur praninë e tij në Asamblenë e KiE e përdor si justifikim për arratisjen nga reformat dhe nga detyrimi për bashkërendim me opozitën”. Sipas Nanos, Kryeministri nuk mund të tolerohet “ndërsa dështon me integrimin në BE, kërkon strehim politik në KiE” dhe as “në paaftësinë e tij qeverisëse me të cilën po thellon krizën ekonomike e sociale në vend”. “Sali Berisha po kthehet në një pengesë të madhe për integrimin, europianizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë”, pohon Nano.

DESHTIMI I REFORMAVE
Nano akuzoi rivalin e tij të hershëm se po vendos interesat e tij personale mbi ato kombëtare dhe kjo po sjell edhe dështimin në realizimin e reformave kryesore, si ajo parlamentare dhe elektorale. “Ai po ngushton në Shqipëri hapësirat demokratike dhe zhvilluese, bazuar në ngushtësinë e interesave dhe kalkulimeve partiake, kushtetore dhe vetjake (private)”.
“Stanjacioni i sotëm politik”, sipas Lëvizjes Nano, është përgjegjësi edhe e opozitën zyrtare dhe “konsensuseve negative” të saj me “qeverisjen antieuropiane të Berishës”. Lëvizja Nano mbështeti qëndrimin e partive të vogla opozitare për reformën zgjedhore “dhe të gjitha parimet e parashtruara prej tyre për zgjedhjet 2013”.
Lëzija Nano kërkoi që Parlamenti të miratojë sa më parë dhe me konsensus të plotë një Kod Elektoral “që shenjtëron votën e lirë dhe barazinë e votës sipas standardeve të BE”.

REFERENDUMI KUNDER PLEHRAVE
Në të njëjtën deklaratë, Lëvizja Nano përshëndeti “fitoren e arritur nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave, duke detyruar KQZ (Ristanokracinë) që të pranojë Referendumin”. Kjo është një fitore evropiane e qytatërëve shqiptarë, pohoi ish-kryesocialisti, pasi “demokracia direkte, referendumi i lirë për interesa publike, është akti më i besueshëm për të ardhmen tonë evropiane”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar