Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin I. Gjatë nëntorit përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Izraelit (12 nëntor), takim i prapambetur nga muaji tetor, si dhe do të përballet edhe me Zvicrën e Bjellorusinë.
Në listën e trajnerit Primoz Gliha mungon kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Edon Zhegrova. Data 12 nëntor nuk është e lirë nga UEFA dhe Kosova do duhet të luajë ndeshjen e prapambetur në "Fadil Vokrri", me Napolin dhe Lille që nuk kanë lënë të lirë Rrahmanin dhe Zhegrovën.
Lista e të grumbulluarve: