NAPOLI - Një person me motor tërheq çantën e një zonje në rrugët e Napolit, në Itali, ndërkohë që vetëm një emigrat i ndodhur aty pranë, arrin të bllokojë për disa momente hajdutin.
Ky është skenari i kësaj video që shohim në ekran, video të cilën mediat italiane e kanë quajtur shokuese.
Siç shihet në këto pamje, një person kalon me motor, pasi sheh gruan që mban një çantë në krahun e majtë, ai kthehet dhe ia tërheq me forcë, duke e marrë zvarrë edhe vetë gruan.
Në atë moment një shitës afrikan, pasi e ndalon hajdutin me motor i merr çantën dhe ia dorëzon gruas së shokuar nga çka i kishte ndodhur. Më pas hajduti ra në prangat e policisë. Kjo video, po bën xhiron e rrjeteve sociale, jo për për të parë dinamikën e vjedhjes së një çante nga një hajdut, por për të treguar gjestin e bërë nga emigrant dhe ishte i vetmi, që e bëri një gjë të tillë.
/Shqiptarja.com